Lorik Cana ka qenë njeriu i ndeshjes për Lacion ditën e djeshme kundër Sampdorias, pasi ka shënuar në sekondat e fundit të takimit, duke i shpëtuar kryeqytatasit nga një humbje e turpshme, pasi për minuta të tëra ata kanë luajtur me një futbollist me shumë.
Pas takimit, Lorik Cana u shpreh i pakënaqur për mënyrën se si Lacio luajti, por shumë i lumtur për golin e shënuar.
“Sampdoria e dëshironte fitoren më shumë se ne. Nuk është mënyra më e mirë për të luajtur një ndeshje futbolli. E vendosëm vetë veten në vështirësi. Thjesht nuk mund të bëjmë një ndeshje kaq të dobët pas asaj sfide aq të mirë kundër Parmës. Duhet të provojmë të rritemi, dhe jam i bindur se pa dëmtime të tjera do kthehemi si më parë. Shpesh jemi kritikuar për ndryshim të modulit të lojës, por provoni një herë ju të luani me kaq shumë mungesa sa kemi pasur ne në këtë ndeshje. Kështu që, para se të na gjykojnë për lojën dhe pikët, do të ishte më mirë që të merrnin parasysh edhe këtë fakt domethënës. Tani duhet të sigurojmë kualifikimin në Ligën e Europës në ndeshjen e së enjtes në Varshavë. Goli? Jam i lumtur që shënova, dhe shpresoj që ky gol të na ndihmojë në të ardhmen. Kam luajtur si qendërsulmues në fillim të karrierës sime, gjë që mbase e shpjegon pak realizimin e këtij goli. Gjithë populli im nga Shqipëria më ka ndjekur, dhe kjo më bën akoma më të lumtur. Goli im është për ata”.
Ky ishte goli i tretë i Lorik Canës me fanellën e Lacios, që pas transferimit nga Gallatasaraji.
respekt.
Bravo Lorik, ja goli:
http://youtu.be/kxxWQ_3eOCw
Bej dhe ndonje gol per kombetaren shqiptare, se s’behet qameti…
Nuk i plasi njeriu nga Shqiperia per ty dhe boll fole ne emer te shqiptareve.
Egon e ke te madhe ti lorik, por kembet te kane lene me kohe
Idiot i pa cipe, shqiptAR I SHITUR QENKE; GREKU I MUTIT!!!
po kush dreqin je ti qe flet ne emer te gjithe shqiptareve??po ti je nje idiot qe s’ka ca te beje me kohen dhe e humb dukur komentuar pa lidhje.ik ore debil gjej nje pune dhe leri komentet se s’jane per ty.paske edhe nofken Vlora pale….