Tardeli: Pirlo duhet të shkojë në Angli

27 Nëntor 2013, 15:15Sport TEMA

Ish-mesfushori i Juventusit, Marko Tardeli, ka thënë se Andrea Pirlo duhet të transferohet në Angli, ndërkohë që  për të ardhmen e tij vazhdojnë.

34-vjeçari është në vitin e tretë dhe të fundit të kontratës së tij me bardhezinjtë. Juventusi ka konfirmuar se bisedat për rinovimin e kontratës së Pirlos nuk do të fillojnë para fundit të merkatos dimërore të janarit. Dhe, nëse largohet nga Juve, Tardeli do të dëshironte ta shohë Pirlon në futbollin anglez.

“Andrea është shumë i veçantë dhe gjithmonë vendimtar. Nuk janë vetëm goditjet e lira në të cilat ai është i mirë. Nëse ai luan mirë, e gjithë skuadra përmirësohet.

Është një vendim kompleks dhe personal. Kur e them këtë, do të doja ta shoh Pirlon në futbollin anglez… Pirlo është shumë i famshëm në ato anë”, ka thënë Tardeli për Tuttosport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje