Siti dhe Barcelona, në garë për Iker Kasijas

26 Nëntor 2013, 16:10Sport TEMA

Largimi i Iker Kasijas nga Real Madrid gjatë merkatos dimërore tashmë konsiderohet si një gjë e sigurtë nga ana e mediave spanjolle.

Për kapitenin e Realit, interesimin më të madh e ka shfaqur Mançester Siti, që tashmë duket se ka hequr dorë nga portieri i vet titullar, Xho Hart, pas disa gabimeve të këtij të fundit.

Madje, “AS” raporton se mes presidentit të Mançester Sitit dhe atij të Realit, Florentino Perez, ka pasur një takim, ku është diskutuar pikërisht për transferimin e Kasijas në Angli.

Por, portieri i Realit është duke o monitoruar me kujdes edhe nga ana e Barcelonës, që në fund të sezonit do të mbetet pa Viktor Valdes, i cili ka vendosur që të largohet nga ekipi.

Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se transferimi i tij tek Barcelona do të zhgënjente tifozët e Realit, më e mundshme është hipoteza e kalimit të tij tek Siti.

1 komente në “Siti dhe Barcelona, në garë për Iker Kasijas”

  1. Shkolla JONE says:

    Portier kot ky , De Santis eshte me i miri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje