Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka zbuluar votën e tij për Topin e Artë 2013.
Kapiteni i kombëtares shqiptare ka pasur të drejtë që të votonte në kontestin e FIFA-s për lojtarin më të mirë në botë dhe ai ka vendosur që pikët më të mëdha t’i japë Riberisë, teksa në vendin e dytë për të vjen Ronaldo, e më pas Mesi, raporton Telegraf.
Sidoqoftë, Cana sqaron se përkundër faktit se ka votuar për Riberi, për të Ronaldo po ashtu e meriton trofeun.
“Vendosa për Riberin në vend të parë, Ronaldon në të dytin dhe Mesin në të tretin. Por, edhe Ronaldo e meriton gjithashtu çmimin.
Ronaldo bën gjëra të jashtëzakonshme, por Riberi ka fituar gjithçka që mund të fitohet sezonin e kaluar”, u shpreh Cana
votim alla shqiptarçe..
JO PO VOTIM ALLA PORTUGEZCE O TULLAC..
HALLALL se e ke patur shok ekipi tek marseja,por sa per trofet nuk i fitoj vetem se ishte me dhjet ortak te tjer,LORIKUT i jap plotesisht te drejt per pozicionin qe ndodhej,por ne realitet te vesh RIBERIN perpara RONALDOS dhe MESIT esht pak si turp dhe jasht realitetit,RIBERIA ben shtat gola ne kampjonat, kur kta te dy te tjeret, e mbyllin kampjonatin me nga 50 e 60 gola.
shqiptari i mire nuk e harron shoqerine.bravo lorik
lorik ke votuar siç te eshte thene nga DUKA.
Platini po ben cmos ta fitoje riberi,e ne fakt eshte vendosur ta fitoje riberi,dhe ka fituar riberi.