Ish-presidenti i Barcelonës, Huan Laporta, është shprehur se ka refuzuar shumë oferta për argjentinasin Lionel Mesi, kur ishte në krye të klubit blaugrana.
Ai shprehet se i premtoi Mesit ndërtimin e një ekipi me lojtarë që do ta plotësonin atë dhe jo ta konkurronin.
“Kur unë isha president, shumë klube u përpoqën. Në një moment unë i thashë babait të Mesit: ‘Djali juaj do të trajtohet si i imi. Sigurisht, do të ketë shumë para që do të ofrohen për të, por çmimi për qëndrimin e tij tek Barcelona do të jetë shkëlqimi i tij. Le të ndërtojmë një ekip me lojtarë që e plotësojnë Leon, jo që konkurrojnë me të”.
Ata vendosën të vazhdojnë me Barcelonën, pasi Mesi është një futbollist ambicioz”, ka thënë Laporta.
Reagimi i tij vjen në kohën kur janë shtuar spekulimet për një largim të mundshëm të Lionel Mesit nga Barcelona, me destinacion Bajern Mynih, Mançester Siti, PSG apo edhe Çelsin.
ti po ijshe per ate pune,,