De Biazi: FSHF ka fjetur për Shaqirin dhe Behramin. Do bëjmë çmos të kualifikohemi në “Euro 2016”

27 Nëntor 2013, 18:55Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhiani De Biazi, duke folur për Tele Radio, ka kritikuar punën e Federatës Shqiptare të Futbollit për punën e bërë në lidhje me afrimin e talenteve shqiptare që luajnë në Europë. Sipas De Biazi, FSHF është treguar e pakujdesshme në disa raste, si në atë të Xherdan Shaqirit dhe Valon Behramit.

“Pjesa më e madhe e të rinjte të talentuar shqiptarë janë marrë nga federatat e tjera. Federata Shqiptare e Futbollit ka flejtur në disa situata. Flas këtu për Shaqirin dhe Behramin”, ka thënë De Biazi.

Megjithatë, ai shprehet se Shqipëria ka disa talente, që mund të bëhen lojtarë shumë të mirë, nëse rriten nga ana taktike. De Biazi thotë se Shqipëria do të përpiqet me çdo kusht që të kualifikohet në “Euro 2016”.

“Ka lojtarë të talentuar, por duhet të rriten nga ana taktike. Tashmë do të provojmë me të gjitha forcat tona që të kualifikohemi në Europianin e 2016-s. Nuk do të jetë e lehtë, por për këtë do të punojmë fort”, është shprehur tekniku italian.

Ndërkohë, duke folur për faqen e Lacios, De Biazi ka folur edhe për mundësinë e kalimit të Ergys Kaçes tek kryeqytetasit.

Ai ka thënë se Kaçe ka shumë mundësi që të transferohet tek Lacio, por për të ka shfaqur interes të fortë edhe një ekip tjetër, pa e përmendur emrin e tij.

De Biazi ka shprehur fjalë shumë të mira për portierin Etrit Berisha dhe kapitenin Lorik Cana, duke thënë se ai jep gjithmonë 100% në fushën e lojës, pasvarësisht se ka raste kur mund të bëjë disa gabime gjatë ndeshjes.

5 komente në “De Biazi: FSHF ka fjetur për Shaqirin dhe Behramin. Do bëjmë çmos të kualifikohemi në “Euro 2016””

  1. Cfare spo del na paskan rrjepur 8 vjet
    http://dielli.al/lajme.php?id=23067&k=71
    Edhe De Biazi do jete pale ?

  2. Niko says:

    O DeBiaz edhe ti si Duka je. Dy mafioze qe beni para me kombetaren shqiptare.

    1. spam anticensurë says:

      të paktën deblsi është origjinal,mafioz italie,duka është prodhim shqiptar!!komplet me difekte!!

  3. Jimmy A.G says:

    Tani po e hap sqepin edhi ti or kelysh K.. Ata ta kane thene hapur. Po nuk iket ju te korruptuarit nga FSHF vendin e parafundit e kemi te garantuar!!!

  4. ilirjani says:

    Po ça kualifikimi do ti or merhum, po në Euro 2016 vetëm San Marina e Andora kan me ngel pa hy, se si ka thon Platini ka me hy e gjithë Europa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje