Valdano: Mesi, më i miri në botë. Por, Ronaldo e meriton Topin e Artë

28 Nëntor 2013, 16:01Sport TEMA

Ish-drejtori sportiv i Real Madridit, Horge Valdano, thotë se ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, është më i miri në botë, por Kristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë.

“Dëmtimet kurrë nuk janë të mirëpritura, por nëse i shikoni gjërat në aspektin e Kupës së Botës, kjo ndoshta ka qenë e mirëpritur për argjentinasit”, ka deklaruar Valdano.

“Ai kishte nevojë për pushim dhe ndoshta do të ketë një shans ta ruajë vazhdimësinë e formës në Kupën Botërore. Pushimi do ta ndihmojë të arrijë në Kupën Botërore në formën më të mirë.

Mesi mund ta humbë Topin e Artë, por ai nuk ka luajtur që nga fundi i sezonit të kaluar. Ronaldo do të shfrytëzojë avantazhin e plotë të këtij fakti; ai është konkurrues, perfeksionist dhe shumë ambicioz.

Është mrekulli që Mesi është vendosur në një test. Në mes të tyre, ata e kanë çuar rivalitetin në një nivel tjetër.

Nëse do të më duhej të votoja bazuar në këtë sezon, do të votoja për Ronaldon, pasi Mesi ka qenë jashtë. Riberi është më shumë një konkurrent i zakonshëm, mesatar”, ka shtuar argjentinasi.

3 komente në “Valdano: Mesi, më i miri në botë. Por, Ronaldo e meriton Topin e Artë”

  1. vlora 1912 says:

    e ke pyetur TOTILEN ti qe jep ket deklarat!?ik o shoku se smer vesh nga futbolli ti!

  2. robin says:

    O VLORA:SIC DUKET KA QENE TOTILA QE I KA DHENE(OK)KETIJ VALDANOS!.

  3. askushi says:

    Kristano eshte makineri. Ibrahimovicin e mori perpara, nje makineri tjeter.
    Pastaj kjo trofe nuk jepet nje here ne 100 vjet. Kete radhe me te vertet i takon Kristianos. Ai eshte edhe njeri me zemer. E pate cberi per tifozin shqiptar ne amerike. E mori ne mbrojtje pa e zgjatur. Riberija e tregoi veten duke shkuar me goca te vogla. Mesit me shume i demtuar dhe eshte bere familjarisht mendjemadh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje