Gjyqtari i cili e ndëshkoi Zinedine Zidanen me karton të kuq në finalen e Botërorit të vitit 2006, Horacio Elizondo, thotë se e ka pasur të vështirë të largojë nga loja legjendën franceze, pasi goditi me kokë Marko Materacin.
Elizondo drejtoi sfidën e madhe mes Francës dhe Italisë shtatë vjet më parë, ndeshje që mbetet në memorie pasi Marko Materaci u bë viktimë e Zidanes kur ky i fundit e goditi me kokë në gjoks.
Franca shpëtoi dhe arriti të shkojë deri te penalltitë pa Zidanen, por në fund humbi. Golashënuesit në kohën e rregullt ishin pikërisht Zidane dhe Materaci.
“Më kujtojnë të gjithë për përjashtimin që kam bërë në finalen e Botërorit, sepse rëndësia e lojtarit ka qenë e madhe. Ai ishte kapiten i Francës dhe atë kohë lojtari më i mirë në botë.
Ishte e vështirë të përjashtoje atë, por nuk kam mundur të mos e bëj. Të gjithë e dinë se ishte vendimi i duhur.
Tashmë po vjen Botërori i dytë pas asaj ngjarje dhe njerëzit ende po më pyesin për atë moment. Ishte shumë ngjarje e madhe, por nuk ishte vendimi më i rëndësishëm që kam marrë në karrierën time”, ka deklaruar Elizondo për Goal.
Zidane meritonte kartonin e kuq per xhestin qe beri pasi ishte parashikuar ne rregullore, paroblemi qendron kur se kur do ti vije dita e ndeshkimeve te legenave te tipit Materrazzi qe provokojne , shajn e ofendojne e askush nuk i ndeshkon.
Pra hleqarn se ndeshkon kush.
Mbase ne ate moment Zidane pagoi shtrenjte mospermbajtjen ndaj nje provokimi.Me vone mendoj qe mori shperblim bashke me interesat.U ftua ne shume emisione televizive , dha intervista pa fund e eshte arritur deri ne piken qe ne Paris eshte inauguruar nje monument qe perjeton momentin e famshem.”The show must go on”