Sulmuesi i Interit, Rodrigo Palasio, e ka quajtur sulmin e ekipit të tij si më të mirin në Itali.
Ka pasur spekulime se pronari i Interit, Erik Tohir, po shikon për lojtarë të tjerë që t’i transferojë gjatë janarit, por Palasio thotë se është komod, pasi reparti ku ai luan është më i miri në gjithë kampionatin.
Dhe, Palasio ka të drejtë, pasi Interi ka shënuar 30 gola në 13 javët e para, dy gola më shumë se sa Juventusi që ka sulmin e dytë më të mirë, por që ka 10 pikë më shumë në renditje se zikaltërit.
“Nuk kam kërkuar ndonjë transferim, këto janë vendime të klubit dhe të trajnerit.
Natyrisht, ne jemi të fortë në sulm, nuk është problem. Unë mendoj se momentalisht kemi sulmin më të mirë në Serie A”, u shpreh Palasio.
ke te drejte o palaço por sulmi pa mbrojtje nuk eshte gje.
ca sulmi thua dije me zor bet nje gol e ne funte ju barazuan