Zyrtare, Arturo Vidal rinovon me Juven deri më 2017-n

3 Dhjetor 2013, 14:54Sport TEMA

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal , e ka zgjatur qëndrimin e tij te bardhezinjtë deri në vitin 2017.

Prej javësh të tëra është thënë se kiliani 26-vjeçar është pranë rinovimit, sepse drejtuesit e klubit dëshironin të shmangnin interesimet e klubeve që duan ta blejnë atë.

“Juventusi njofton me kënaqësi se sot Arturo Vidal nënshkroi vazhdimin e kontratës që e mban atë me klubin deri në vitin 2017.

Që kur erdhi nga Bajer Leverkuseni në verën e vitit 2011, performancat sensacionale të mesfushorit e kanë bërë atë të preferuarin e tifozëve dhe ai është shndërruar në një forcë shtytëse në fitimin e dy titujve kampion radhazi dhe triumfeve në Superkupë”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e lëshuar nga “Zonja e Vjetër”.

Ndërkohë, Vidal ka fituar çmimin “Castagna d’Oro”, që i jepet futbollistit më të mirë të sezonit paraprak nga tifozët bardhezinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje