Berg: Januzaj, njësoj si Mesut Ozil

3 Dhjetor 2013, 14:51Sport TEMA

Ish-mbrojtësi i Mançester Junaited, Hening Berg, beson se Adnan Januzaj do të shndërrohet në një futbollist klasi dhe thotë se ai ka kualitete të ngjashme me Mesut Ozilin.

Shqiptari 18-vjeçar ka bërë disa paraqitje mbresëlënëse në Premier Ligë këtë edicion dhe lëvdatat nuk kanë të ndalur për të.

“Devid Mojes ka thënë se i mungojnë një ose dy lojtarë të klasit botëror që skuadra të jetë super në Evropë, por unë mendoj se ai e ka një lojtar shtesë të klasit botëror që vjen nga të rinjtë.

Ai (Januzaj) më kujton Mesut Ozilin në saje të temperamentit, njohurisë dhe kuptueshmërisë. Këtë e kam thënë që herën e parë kur e kam takuar.

Atij duhet t’i tregohet rruga e duhur dhe jam qind për qind i sigurt se menaxheri do të dijë ta bëjë këtë dhe nëse jo, atëherë mund të pyesë Sir Aleksin”, ka deklaruar Berg.

9 komente në “Berg: Januzaj, njësoj si Mesut Ozil”

  1. Ben Chicago says:

    kosovaret jane me te talentuar se shqiptaret

    1. gjyshi says:

      Pse, ore tutkun, kosovarët nuk janë shqiptarë ?!!!Kosovë dmth një krahinë e Shqipërisë si Hasi, Tropoja, Labëria…Po, kujt ia them se ? Ai që ka mësuar të flasë e të shkruajë e nuk e ka kuptuar ende këtë gjë, është e kotë t’ia spjegosh. Ose do të shtjerë “mish dhie”.

      1. Erenik Doli says:

        hallall ke dhene pergjigje te sakte!

      2. DinPaku says:

        Gjyshi ke shume te drejte qe Kosova eshte nje krahine e Shqiperise etnike, por jepi hakun Ben Chicagos, sepse ka plotesisht te drejte per sa i perket talentit ne futboll, pa diskutim kosovaret jane me te talentuar. Sa per dijeni nuk jam as nga Kosova, as nga veriu, por jam nga jugu i Shqiperise, prandaj me pelqen e verteta.

    2. Halyll says:

      per ca kane me teper talent, me u fal 5 here n dite ?

  2. Uji i ftohte says:

    O Ben Chicago,,ver bir bardak suh,,.

  3. Futbollisti says:

    nese behet fjale per nje macester tjeter, sepse tek mencester united, ky junuzaj veshtir se ka luajtur me shum se tri ose kater ndeshje. na e shpifet me rrena cdo jave. kshtu tha ai e kshtu tha ky.

  4. Jorgaq/Jug i shqiperise says:

    Kosova eshte shqiperi.Ne kurre nuk duhet te leme njeri te mendoje te kunderten sepse hedh poshte historine,gjeografine,kulturen,gjuhen,etnografine,muziken,etj etj tone.
    Kinezet(shtet me aq shume siperfaqe) po hyjne ne lufte me japonezet per nje cope toke djerre,te diskutueshme,te pabanuar ku kushdo mund te marre pronesine,ndersa ne token tone,te banuar nga shqiptare,gjate mijera vjetesh,me prova dhe fakte te gjalla dhe sot e gjithe diten,tua leme serbeve apo ta leme te mos jete pjese e jona????
    Boll jemi zvogeluar si komb…na kane marre toka sa te duash,nuk kemi ku te vemi me

  5. United Kingdom says:

    Lat nam me keto lajme. Na e bet Januzajn si Sali Berisha! Me 5 ndeshje na e keni ngrit ne qiell. Po te ishte kaq i mire nuk eshte budall Moys ta ler ne stol. Dardha e ka bishtin mbrapa kan then pleqt me mustaqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje