Françesko Toti mund të grumbullohet për Botërorin e Brazilit. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë tekniku i kombëtares italiane, Çezare Prandeli.
Por, ndërsa është shprehur pozitivisht për 37-vjeçarin, Prandeli ka mbyllur dyert e kombëtares për një prej lojtarëve të tij të preferuar deri një vit më parë, Antonio Kasanon.
“Deri kur luante, Toti ka bërë gjëra të jashtëzakonshme dhe e meritonte grumbullimin në kombëtare. Më pas u dëmtua dhe është duke marrë veten. Të shohim si do të shkojnë gjërat, por unë jam duke e mbajtur nën vëzhgim”, ka thënë Prandeli.
“Kasano ka bërë një Europian të madh me kombëtaren. Pastaj lindi një kombëtare tjetër, e projektuar për Botërorin. Natyrisht që do vlerësoj edhe Kasanon, por nuk ka se si të mos i jap besim këtij grupi lojtarësh, që e kualifikuan Italinë dy ndeshje para përfundimit të eleminatoreve”, tha ai.
Duket se për Kasanon standartet janë të ndryshme nga ato të Totit, duke qenë se edhe kapiteni verdhekuq ka kohë që nuk është pjesë e kombëtares dhe nuk ka kontribuar për kualifikimin në Botëror.
po,me fjalen “snobon”.do te na shesesh pordhe neve???? o bajge,kush te le ty te shkruash,ti je nje mender m…t.