Ronaldinjo: Ronaldo, i frustuar që jeton në kohën e Mesit

4 Dhjetor 2013, 14:23Sport TEMA

Ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinjo, shprehet se  Kristiano Ronaldo është i zemëruar që jeton në të njëjtën kohë me Lionel Mesin.

“Kristiano Ronaldo është i zemëruar që jeton në të njëjtën periudhë kohore e Mesin”, ka thënë braziliani për një program televiziv.

Ai më pas ka lavdëruar bashkëkombësin e tij Neimar, duke thënë se ai do të mund të bëhet më i miri në botë në të ardhmen dhe se Mesi do ta ndihmojë të zhvillohet, siç vetë ky kishte ndihmuar argjentinasit.

“Deko, Silvinjo dhe unë gjithmonë kemi bërë pasime për Leon, në mënyrë që ai të mund të adaptohet sa më shpejtë që është e mundur te Barcelona. Ai do të bëjë të njëjtën gjë për Neimar.

Neimar ka gjithçka dhe do të bëhet lojtari më i mirë në botë në vitet e ardhshme, por vetëm kur Mesi nuk do të jetë në kulmin e tij”, ka thënë Ronaldinjo.

1 komente në “Ronaldinjo: Ronaldo, i frustuar që jeton në kohën e Mesit”

  1. robin says:

    PER MUA PERSPONALISHT,RONALDINJO ESHTE FUTBOLLISTI ME SPEKTAKOLAR I GJITH KOHERAVE.PO KETE HERE JA KA FUTUR KOT(SI KAU PELES).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje