Mesi, lojtari më i mirë në La Liga. Ronaldo më i vlefshmi

3 Dhjetor 2013, 14:57Sport TEMA

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve LFP, Lionel Mesi është shpallur lojtari më i mirë në La Liga për edicionin 2012/2013, ndërsa Kristiano Ronaldo është votuar si lojtari më i vlefshëm i sezonit të kaluar.

Ky ishte sezoni i pestë radhazi që argjentinasi shpallet lojtari më i mirë, i cili po ashtu mori edhe çmimin për sulmuesin më të mirë.

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, mori çmimin e mesfushorit më të mirë ofensiv për të katërtën herë në pesë vitet e fundit.

Syperylli i Real Madridit që është favorit për Topin e Artë, CR7, mbeti prapa Mesit në garën për çmimin e më të mirit në La Liga, por mori trofeun për ‘MVP’.

Lojtari tjetër i “Los Blankos”, Asier Ilarramendi, fitoi dy çmime – mesfushori më i mirë dhe lojtari shpërthyes i sezonit të kaluar.

Edhe çmimi për mbrojtësin më të mirë shkoi te Reali, dhe është hera e dytë radhazi që Serxhio Ramos e fiton këtë çmim.

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, mposhti konkurrencën e Tito Vilanovas dhe Hoze Murinjos (që nuk janë më me klubet spanjolle) për t’u shpallur trajneri më i mirë.

Tibaut Kurtois, që po kalon sezonin e tretë si i huazuar te Atletiko Madrid, fitoi trofeun për portierin më të mirë. Ndërkaq, Iker Kasijas mori çmimin për lojë të drejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje