Platini: Lionel Mesi nuk e meritonte Topin e Artë më 2010-n

3 Dhjetor 2013, 15:40Sport TEMA

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini flet 360 gradë në një intervistë të gjatë, ku padyshim kryefjalë mbetet çështja e “Topit të Artë”, por edhe kujtimet e tij personale që lidhen me këtë trofe. Ish- sulmuesi shikon si favoritë vetëm tre lojtarë për këtë, ndërsa nuk polemizon rreth vendimit të FIFA-s për të rihapur afatin e votimit.

Platini thotë se Riberi ka fituar gjithçka dhe e meriton trofeun, por edhe Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, që janë dy futbollistë shumë të mirë.

Ndërkohë, ai ka thënë se në vitin 2010, Mesi nuk e ka merituar Topin e Artë, pasi atë duhet ta fitonte një prej Ksavit ose Iniestës, të cilët udhëhoqën Spanjën drejt fitimit të Botërorit.

“Mesa duket, favoritë mbeten Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Riberi. Dy të parët janë lojtarë shumë të mirë, por Riberi ka fituar gjithçka. Tre lojtarë të mëdhenj dhe në këtë aspekt mendoj se vendimi i këtij sezoni është edhe më i paparashikueshmi. Vendimi për rihapjen e votimit koinçidoi me ndeshjet play-off. Në vitin 2010 për mendimin tim e meritonin Kavi ose Iniesta, por Mesi mbetet një kampion i madh”, tha ai.

Platini ka fituar 3 “Topa të Artë” në karrierën e tij dhe ky është një emocion unik që e pranon vetë ish- sulmuesi i Juventusit.

“Ky trofe të jep një krenari të madhe personale. Gjithsesi, bëhet fjalë për një çmim që e meritojnë të gjithë shokët e skuadrës me të cilët ke luajtur, sepse në futbollin e sotëm mund të fitosh vetëm falë lojës së grupit. Për të tre trofetë kam ndjerë të njëjtin emocion. Në shtëpi kam vetëm dy prej tyre, sepse njërin ia dhurova presidentit Xhiani Anjelii për muzeun e Juventusit”.

Në vijim, intervista përqëndrohet te rregullat Fair Play, që synojnë frenimin e investimeve të çmendura që prishin tregun e futbollit, por edhe tek çështja e trukimeve.

“Në UEFA kemi ngritur një institucion të pavarur që studion deri në detaj çdo rast. Të gjithë po monitorohen dhe duhet të respektojnë rregullat Fair Play. Trukimet janë një problem real, sepse nëse një ndeshje vendoset përpara se të luhet atëherë futbolli ka vdekur. Duhet të punojmë të gjithë së bashku për të denoncuar dhe hetuar çdo rast të dyshimtë. Racizmi është një tjetër gjë sepse manifestohet nëpër stadiume. Gjithsesi, mendoj se këto janë dy probleme të cilat mund të luftohen në bashkëpunim mes shteteve përkatëse dhe UEFA-s”, tha ai.

11 komente në “Platini: Lionel Mesi nuk e meritonte Topin e Artë më 2010-n”

  1. Argita_B says:

    Gjithe opinioni boteror e di se duhej ta fitonte Xavi ose Iniesta ne vitin 2010, pasi fituan po aq trofe sa Messi + u shpallen kampion bote.
    Pra nese me te vertete do ishin ndjekur kriteret e topit te arte, Messi nuk duhej ta fitonte ate vit.
    Ashtu sikurse ne vitin 2011 kur Ronaldo fitoi kampionatin spanjoll me Realin dhe Messi nuk ngriti asnje trofe, perveç atij te golashenuesit me te mire ne Evrope.
    Gjithesesi eshte shume e veshtire qe te zgjedhesh ndermjet Messi-t dhe Ronaldos qe prej disa vitesh, jane te dy ne nivel fantastik.
    Riberi ka fituar te gjithe trofete me Bayern, po si nivel eshte pak me poshte se keta te dy dhe pse ne foren me te mire te karieres se tij.

  2. zalo says:

    une mendoj se topin e arte e meriton nje nga dy iberiket jo riberi i cili eshte vetem nje lojtar i zakonshem nuk eshte ne nivelin e te pareve ,riberi ka vetem nje shanse ai eshte vetem platini qe eshte patriot i tij pra eshte francez

  3. Luan says:

    Me që e ka marë vetë tre herë topin e artë Platini sduhet të flasë ashtu për Mesin sepse edhe Platini sa luante me francën smori ndonjë kampionat botërorë pse se kundrshtojë kur i dhanë topin e artë.Sa për Riberinë me bajernin mori gjithçka por jo i vetëm te bajerni mungesa e Riberisë nuk ndihet fare kjo tregonë që te bajerni ka lojtarë shumë më të mirë se Riberi pse mos e marë një tjetër sa për Leo Mesin ti mundë të bëhesh çfarë të duash edhe president i francës por lojtarë i klasit të mesit ske qënë asnjëherë, ke qënë lojtar i mirë por jo dhe aqë që të bëje këtë karierë prandaj mos u ndje mos jepni devijim në votim ,ti sje më i zgjuar se ata që votojnë.

  4. Tulipani says:

    Jam dakort me ju te 2 ,por historikisht topi eshte fituar nga lojtari i ekipit fitues(kampioni) dhe ne kete rast Roni e LEO skan pse te pretendojne se sjan fituesit.Per Riberi eshte shume i mire por per mua trofeu i takon Roben sepse ka bere golat qe e kan kualifikuar ekipin dhe golin e fitores ne finale(mendimi im).Edhe YJET gjate kohrave e kane fituar vetem kur ekipet e tyre jane shpallur kampion.

    1. DinPaku says:

      Bravo Tulipan, jam plotesisht me mendimin tend, aq me teper qe kemi te bejme me nje loje me karakter shume kolektiv. Pra ne zgjedhjen e lojtarit me te mire duhet te ndikoje shume rezulati i ekipit/ekipeve ku ai luan. Edhe une e vleresoj shume Ruben qe ka shenuar gola te bukur, shume deçizive, te veshtire, gati te pamundur per shume lojtare te tjere. Por ne kete drejtim shkelqejne ndoshta me shume Ronaldo dhe Mesi. Ndersa Riberi zoteron nje stil te luajturi shume kolektiv, stil qe nuk e ka asnje nga konkurentet e sotem ne nivelin e tij, stil qe po e ben futbollin nje loje gjithmone e me te bukur.

  5. Auloniat says:

    Po ky s’i ka merituar për vete 3 Topa të Artë. Në ’84 e meritonte se doli Franca Kampione Europe. Në ’85 doli Juventusi ku ai luante , Kampion Europe. Po në ’86 pse e mori??!! Çfarë fitoi në atë vit?!.
    E ka marrë dhe Cruyff-i , tre herë , por kishte rival një gjigand si Beckenbauer-i. Ky rivalin kryesor kish Maradonën, që nuk futej fare në
    listën për Topin e Artë. Po të vazhdonte dhe tani ai rregull, sot Kristiano Ronaldo do kish 5 Topa të Artë dhe do e kish kaluar këtë tipin.

    1. 83-84-85 eshte fitues jo 86
      86 fituesi ishte rusi BELANOV

  6. Auloniat says:

    Hë , se harrova. Në ’86 e meritonte Tiganá Topin e Artë.

  7. hashimi says:

    Qe ketija Riberiut nuk i takon e din te gjith po puna eshte se ti zoti Platini ke qen nje nga futbollistat me te mir ne bot po ketu ku ji Presidenti UEFA-s me gjith ate plakun e poshter te FIFA-s po beni shume poshtrsira u ka ren reputaconine graden zero ju po beni si u do qefi po i ndani trofet mbas deshires tuaj dheani kush e di se ça po pregtisni jeni ber te urryer nuk i takon Riberis dhe pik po ju ka mundesi tja jepni

  8. ardiani says:

    Po si more mafioz po te ndjekesh logjiken per ribery ne 2010 e meritonte sneijnder qe fitoi gjithcka dhe fialist i kupes se botes. Ropqir francez nga algjeria me pashaport nga angola.

  9. nd-ih-ma says:

    Pak ore pas shpalljes se pavaresise se KOSOVES, Sarkozi ne njevizite ne nje shkolle Franceze,Promovon,shpall,reklamon,=ndryshimin e hartes se Europes.Kurse ky i shpifuri se ka kuptuar akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje