Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ka refuzuar të votojë për Topin e Artë gjatë këtij viti, ka zbuluar Federata Gjermane e Futbollit (DFB).
Pesë lojtarë të përfaqësueses gjermane janë në mesin e 23-lojtarëve për të fituar çmimin FIFA Topi i Artë: yjet e Bajern Mynih: Manuel Nojer, Filip Lahm, Bastian Shvainshtaiger dhe Tomas Myler, si dhe mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil.
Por, meqë të gjitha votat individuale do të zbulohen në publik pas ceremonisë, trajneri i Gjermanisë ka vendosur të shmangë pasojat që mund të krijohen nga preferenca e tij, raporton Telegraf.
“Ai nuk është në gjendje të votojë në një mënyrë të paanshme dhe si rezultat ka vendosur të abstenojë.
Në anën tjetër, është një nder për futbollin gjerman të ketë pesë kandidatë në mesin e listës së ngushtë prej 23 lojtarësh.
Por, pasi FIFA publikon votat, kjo është diçka që e ka vendosur trajnerin në një gjendje të vështirë”, ka thënë për Sport Bild zëdhënësi i DFB, Jens Griter.
Bravo Lëv! Kjo do te thote qe ai e jep voten e tij per te peste futbollistet gjermane qe jane ne gare, pavaresisht se e di qe asnje nga ata nuk e merr dot kesaj radhe.