Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, mendon se do të ishte e padrejtë nëse Topi i Artë fitohet nga ana e Kristiano Ronaldos.
Sipas Hënes, fituesi i këti trofeu duhet të jetë Frenk Riberi, pasi ka fituar gjithçka gjatë këtij viti.
“Sigurisht që Ronaldo kontribuoi në kualifikimin e Portugalisë në Botëror. Por, do të ishte absurde që Riberi të mos fitonte Topin e Artë, pasi u shpall futbollisti më i mirë nga UEFA për vitin 2013. Topi i Artë nuk mund të merret vetëm me një apo dy ndeshje të mira, por për atë se çfarë lojtarët kanë dhënë gjatë një viti.
Kohët e fundit opinioni ka ndryshuar në favor të Ronaldos, por për mua, fituesi i vetëm i këtij trofeu duhet të jetë Riberi”, ka thënë Hënes.
Ronaldo shihet si fituesi i mundshëm i Topit të Artë, por portugezi mund të bojkotojë ceremoninë, pas komenteve jo fort të këndshme të Sep Blater dhe ironisë së fundit nga ana e Mishel Platinisë.
Nuk I ka fituar vetem Riberi ato trofe, por I gjithe bajerni+trajneri qe ishte I shkelqyer. Megjithate ky topi I arte eshte bere qesharak fare, dhe do ishte mire qe ta hiqnin fare.
Amani ore na i çpifet me ate Riberin po Hnesi pse i ul kaq shum lojtaret Gjerman qe lozin te Bajerni pa me thuaj ti ore zotri nga kushe eshte me i mir ky Riberiu jot qe nga portjeri mbrojsit apo mesfushoret ky Riberiu nuk eshte me i mir as nga njeri nga keta prandaj nuk i takon topi art po me mir le ta japin ty ose Platinit se keshtu eshte ber tani si mbas qefit