Sir Aleks Ferguson, Jurgen Klop dhe Jup Heinkes janë tre të nominuarit për të fituar çmimin Trajneri i Vitit që jepet nga FIFA.
Ferguson u pensionua verën e kaluar pasi udhëhoqi Mançester Junaited drejt titullit të Premier Ligës, ndërsa Klop arriti në finale të Ligës së Kampionëve me Dortmundin, ku u mposht nga Bajern Mynih.
Por favoriti kryesor për këtë çmim mbetet ish-trajneri i Bajernit, Heinkes, i cili gjithashtu u pensionua në qershor pasi drejtoi bavarezët drejt fitimit të tripletës.
68-vjeçari ngriti trofeun e Bundesligës, DFB-Pokal dhe atë të Ligës së Kampionëve para se të zëvendësohej nga ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola.
Çmimi ishte krijuar në vitin 2010 si formë e njëjtë me atë të Topit të Artë. Atë vit këtë çmim e fitoi Hoze Murinjo, ndërsa një vit më vonë Pep Guardiola. Në vitin 2012 çmimin e mori Vinsente del Boske pas suksesit me Spanjën në Euro 2012.
Fituesi do të shpallet në ceremoninë e ndarjes së çmimit për Topin e Artë në Zyrih më 13 janar.
fiton Jup Hejnkes me trilplaten qe beri me bayern.