Mesfushori shtatshkurtër i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, mund të provojë një aventurë të re nga sezoni i ardhshëm. Sipas asaj që raportohet nga Zvicra, më saktë nga Infoticker.ch, 23-vjeçari është nën vëzhgimin e klubit më të madh të Hollndës, Ajaks Amsterdam. Klubi mjaft i njohur për prodhimin dhe rritjen e talenteve kërkon një mesfushor qëndror dhe mesa duket dhe luftaraku i Grasshoper është në listën e tyre.
aSport.info ka raportuar kohë më parë dhe për një interesim nga Basel për Abrashin, por për momentin nuk ka akoma asgjë të konkretizuar. Emri i tij ka qënë i spekulluar dhe me klube si Bajer Leverkusen apo Lacio, gjithashtu emra të ngelur akoma thjesht në letër. Por në qofte Basel apo Ajaks, apo ndonjë klub tjetër, duket se Abrashi është gati për të bërë hapin e madh në karrierë.