Patrik Viera nuk beson se ish-klubi i tij, Arsenali, do të fitojë Premier Ligën këtë sezon, sepse ata nuk mund “të fitojnë ndeshjet duke luajtur ashpër”.
Francezi, i cili tani është trajner i grupmoshave të reja te Mançester Siti, e ka fituar tri titullin kampion gjatë qëndrimit të tij nëntëvjeçar në veri të Londrës.
Ndërsa Arsenali nuk ka fituar asnjë trofe prej kur Vieira siguroi fitoren në finalen e kupës FA kundër Mançester Junaited në vitin 2005, 37-vjeçari beson se londinezëve ende u mungon aftësia për të fituar ashpër.
“Kur shikoni Arsenalin, ata luajnë futboll fantastik. Por, nganjëherë ju duhet të fitoni ndeshjet duke luajtur ashpër dhe nuk mendoj se Arsenali e ka këtë aftësi për momentin”, ka thënë francezi për gazetën “Daily Mirror”.
“Ndoshta atyre u mungon një lider në fushë. Ata nuk e kanë një Toni Adams, Martin Kion apo një Sol Kampbell. Ata janë lojtarë që mund të jenë lider brenda dhe jashtë fushës”, ka shtuar ai.
Vieria u largua nga Arsenali tetë vjet më parë, por ai kishte dëshirë të qëndronte në klub edhe për disa sezone: “Nuk e kisha idenë se finalja e Kupës do të ishte ndeshja ime e fundit- Atë kohë nuk po mendoja largimin”.
“Klubi nuk luftoi për qëndrimin tim por as nuk më pyeti nëse doja të qendroja. Një vit para largimit isha shumë afër transferimit në Real Madrid. Marrëveshja ishte kryer mes klubeve, por unë dëshiroja përfundimin e karrierës te Arsenali”, tha Viera, i cili u transferua tek Juventusit pas largimit nga Arsenali.