Mbrojtësi i Bajern Mynih, David Alaba, thotë se ai ëndërron të luajë te Arsenali në të ardhmen.
Alaba së fundi nënshkroi marrëveshjen e re me Bajernin, por ende nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij.
“Arsenali është një ëndërr, është ekipi im i preferuar. Por unë edhe tani po e jetoj ëndrrën.
Pavarësisht ofertave nga klube të tjera, unë nuk i kam diskutuar ato pas konsultimit me babanë dhe agjentin tim”, ka thënë Alaba.
Mbrojtësi i majtë i Bajernit konsiderohet si një ndër më të mirët në botë dhe duke parë moshën e tij të re, Alaba ka një të ardhme të ndritur përpara.
Kjo eshte nje kambane per Arsen Venger qe nuk duhet ta humbi kete rast