Presidenti i ekipit të Kukësit, Safet Gjici ka reaguar mjaft ashpër pas vendimeve të Komisionit të Disiplinës që dënoi ekipin verilindor me heqjen e 3 pikëve, zhvillimin e 4 ndeshjeve jashtë dhe dënimin e trajnerit Shensoji me 12 ndeshje. Në një intervistë për gazetën ‘Shqiptarja.com’ presidenti Gjici ka hedhur akuza të rënda kundrejt Presidentit të FSHF, Armando Duka duke e akuzuar për paracaktimin të fituesit të kampionatit dhe degradim të futbollit shqiptar dhe kërcënuar për përshkallëzim të masave deri në protestë, nëse nuk anulohen vendimet.
“Vendimet janë të qëllimshme dhe autori i gjithë këtij skenari është Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Armando Duka është kundër futbollit të ndershëm dhe që nuk është i lidhur me bastet. Presidenti i FSHF, nuk e do Kukësin të shpallet kampion, pasi luan ndershëm, ai favorizon Skënderbeun që del në faqet e para të gazetave për trukim duke qenë trupi i futbollit shqiptar. Duka është kundër Kukësit sepse ka biznese të përbashkëta me drejtuesit e Skënderbeut, ndërsa me mua jo.
Dua t’i them që të gjejë vend edhe të futet, nëse nuk anulon vendimet, pasi i gjithë qyteti i Kukësit do të protestojë përballë Federatës Shqiptare të Futbollit. Kam dy vite që investoj duke ndërtuar stadiumin, duke nderuar Shqipërinë me arritjet në Evropë që askush më parë nuk i ka prekur, askush nuk mund të nëpërkëmbë djersën time“, tha Gjici.
Po ky polici private ka mo, roje me 80 mije lek rroge me nji fjale. Pse me fitimet nga ky biznes ka investuar miliarda ky ???? Hajde kuksjan hajde.
Gjici,merret me ndertime. Te gjitha denimet jane tamam,,pervec pezullimit trajnerit.
Po shume faleminderit qe ke investu…
por investo edhe dy lek ne fairplay se nuk te gjen gje!
Ligjet jane ligje…. kur do ti te denohesh kur ti futesh plumin albitrit….
eshte thjehst loje… por eshte loja me e bukur ne bote ,os e prishini me kafsherira
fol po deshe te ben presion safeti apo jo
JU QE BEMI KOMENTE PROVOJENI TE NDERTONI NJE EKIP SA GJYSA E KUKESIT TE PAKTEN DHE TE FITONI NDONJE KUPE EUROPE SE ME LLAFE BOSHE MUND TE ARRIHET. MOS U BENI SI DHELPRA ME RRUSHTE.
KUKSI MERITON RESPEKT SE NGREJTI EMRIN E SHQIPRISE DHE TE KESAJ PEDERATE NE ARENEN EUROPIANE SI ASNJE EKIP TJETER RESPEKTE.
Po ky Gici e di qe po vazhduan keshtu ka edhe masa te tjera ,si psh mos te zhvillohen ndeshje ne ate stadium per nje afat te pacaktuar , dhe le te kullosi bagetite pastaj.
Nuk i takojne keto fjale nje presidenti. Me dukek se po e ben si lopa. Po nuk u ndeshkuan keshtu gabimet nuk kemi per te bere kurre futbool. Kuptohet duhet per te gjithe i njejti standart.
Mendimi im :
KUKESI eshte persekutuar qellimisht dhe nuk i takojne keto denime !
Kukesianet ,jane burra dhe zakonisht nuk para ta bejne DY FJALEN ….