Klodian Duro: Tirana favorizohet nga FSHF, duhej të luante në Kategorinë e Tretë

11 Dhjetor 2013, 14:23Sport TEMA

Ish-mesfushori i Tiranës dhe kombëtares shqiptare, Klodian Duro, shprehet se Tirana është duke u favorizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Sipas tij, duke parë borxhet e shumta, Tirana duhej të luante në Kategorinë e Tretë.

“Sa për Tiranën, ia kam dhënë ndihmën time qoftë në fushën e lojës, qoftë duke toleruar financiarisht, duke i falur 15 mijë euro nga rrogat dhe premiot që parashikonte kontrata. Detyrimi i tyre tashmë është 28 mijë euro, të gjitha rroga të sezonit të kaluar, me vendim të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve të FSHF-së. Në këto momente nuk dua ta rëndoj më tepër situatën e klubit duke e çuar çështjen në FIFA, por duke i njohur mirë ligjet e FIFA-s realisht Tirana rrezikon shumë. Si unë edhe FSHF-ja po tregohet shumë tolerante ndaj Tiranës, sepse sikurse për mua është shtëpia ime e dytë, për FSHF-në është klubi më i titulluar në vend.

Po ju sjell shembullin e Glasgou Rejnxhers, klubi më i titulluar i Skocisë, pjesëmarrës i rregullt në Champions League, të cilin Federata Skoceze dhe FIFA e penalizuan të luajë në kategorinë e katërt për shkak të borxheve të shumta ndaj lojtarëve dhe të tretëve. Mendoni pak sikur këtë rregull krejt normal ta ndiqte federata jonë për Tiranën… Kjo skuadër do kishte më shumë se një sezon që do luante në kategorinë e tretë”, tha duro për “Oanorama Sport”.

Ndërkohë, ai është shprehur skeptik për të ardhmen e kombëtares shqiptare.

7 komente në “Klodian Duro: Tirana favorizohet nga FSHF, duhej të luante në Kategorinë e Tretë”

  1. niku says:

    ik more vllai llotosportit . te jem per tiranen edhe miliarda te ket ty ste jap asi lek . edhe te ben mire se mrena dites do i lesh ne lloto se sdi te besh gje tjeter // edhe nje sqarim glasgou raingers nuk ra per borxhe ndaj lojtareve po per mospagime te taksave e mashtrime me deklarimet e shitblerjeve te lojtareve se i faturonte me pak e i pagunte ne te zeze qe mos ti jepte taksa shtetit/. andej nje klub futbolli eshte njekohesihst dhe nje kompani financiare

  2. qytetari says:

    dhe ky duro provinciali me surrat krimineli eshte nje nder ata qe e ka sabotu tironen.

  3. nuri says:

    Po mor Duro po, por kush do luaj ne superiore se te gjithe klubet shqiptare te futbollit jane ne te njejtat kushte borxhi si Tirona.

  4. tiron says:

    po mire e ka duro…po bleve futbolliste duhet ti paguash…po more persiper detyrime duhet ti paguash…po keshtu eshte kur rri me halilin dhe me bashen demokratin komunist te paafte deri sa e cuan tironen ne falimentim..

  5. Profi says:

    I ka marr Duro paret se ka pas shit ndeshjet e kombetares,s’ka goj me fol.Po per lesh i kan cu ato pare se i lejne ne bixhoz.

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    DURO !
    Une asnjehere nuk e kam dashur 17 NENTORIN e dikurshem .ate te pas viteve ’80 ,por nuk le pa permendur se 17 NENTORI ishte i famshem ne vitet e fundit ’60 dhe heret ne ’70 ,pa dashur qe ti permend te 15 lojtaret e asaj kohe .
    Kur them qe nuk e pelqej ate 17 NENTOR te viteve ’80 ,jo se nuk ishte ekip kompetitiv ,por se nuk ishte nevoja qe te MBAHEJ AQ SHUME NEN SQETULL kur kishte lojtare shume te mire .
    TIRANA eshte nje emer i madh qe ka bere HISTORINE edhe ashtu MODESTE te futbollit SHQIPTAR.
    perfundimisht ,vetem ti DURO nuk ke pse e shan TIRANEN spse te mori ne fund te KARRIERES,kur ty te kishin rene BREKET dhe te ngopi me EURO qe ti nuk i MERITOJE !

  7. DRAPRI says:

    BASHA U ANGAZHUA TE SOFRA E TIRANES PER TA NXJERRE TIRANEN NGA KJO GJENDJE.SIGURISHTE ME NDIHMEN E DONATORVE DHE JO SI BASHKI.MJERE PD NEDUART EKUJT KA RENE.AI SHIKON SE CMUNT TE EITOJ VETE,KAMARIER KA PUNUAR DHE MENTALITETIN EKA TE VESHTIRE SHUME TE VESHTIRE SEPSE USTAI I TIJT TANI MENDJEN TE PARET E VJEDHURA E KA.
    DRAPRI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje