Mentor Mazrekaj ka qenë një prej zbulimeve të kampionatit shqiptar, pas transferimit të tij nga Prishtina tek Partizani.
Por, duke qenë se ai ishte huazuar për vetëm gjashtë muaj, së fundmi atij i ishte bërë një ofertë joshëse nga Tirana.
Por, kosovari e ka refuzuar këtë ofertë dhe tashmë ka nënshkruar një kontratë për të vazhduar edhe për tre vjet të tjera me Partizanin.
“Njoftojmë se Mentor Mazrekaj dhe drejtuesit e klubit arritën marrëveshjen për zgjatjen e afatit të kontratës së lojtarit. Sipas kësaj marrëveshje, Mazrekaj do të veshë fanellën e Partizanit edhe për 3 vite të tjera.
Me këtë lëvizje klubi jo vetëm siguron shërbimet e një lojtari shumë cilësor, por njëkohësisht konfirmon vendosmërinë për arritjen e objektivave që i ka vënë vehtes për këtë sezon”, thuhet në një komunikatë për shtyp nga ana e klubit të Partizanit.
PARA LEGJENDA E KUQE