VIDEO/ Ja si e shkatërroi qëllimisht fushën Gallatasarai

13 Dhjetor 2013, 15:18Sport TEMA
VIDEO/ Ja si e shkatërroi qëllimisht fushën Gallatasarai

Disa foto të publikuara nga prestigjiozja “Gazzetta dello Sport” konfirmojnë se menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë (asaj që kishte mbetur), në 15 minutat e pushimit, përpara se të fillonte e dyta, punëtorët e fushës kanë punuar pisët. Duke iu referuar pamjeve të qarta, në 45 minutat e dyta, Juventusi do të sulmonte nga e djathta në të majtë, ndërsa Gallatasaraji anasjelltas. Por gjysmëfusha turke, aty ku do sulmonte Juvja, sidomos ana ku do vepronin Lihshtajner, Vidal e Pogba, është zbrazur nga dëbora duke punuar me mjete të forta, me lopata të mëdha, të cilat nuk shërbyen për të pastruar terrenin vetëm nga dëbora, por arritën të limitonin në maksimum barin, duke krijuar balte dhe hapur kanale, që thuajse e bënin të pamundur rrotullimin e sferës në mënyrë normale nga juventinët. Ndërsa në anën tjetër, punëtorët e fushës u treguan shumë të kujdesshëm për pastrimin e borës, duke përdorur tuba që lëshonin nxehtësi, në mënyrë që dëbora të shkrihej normalisht dhe pa dëmtuar terrenin e lojës, atë pjesë nga ku duhej të kontrollonin sferën dhe të sulmonin beniaminët vendas. Pa dyshim që diçka e tillë lë një shije të hidhur, por në të njëjtë kohë ky veprim duhej të ishte konstatuar me kujdes nga stafi bardhezi, por mbi të gjitha edhe nga vëzhguesit e UEFA-s, që mund të dallonin qartësisht me sy terrenin, imazhet e të cilit nuk lënë vend për dyshim.

 

13 komente në “VIDEO/ Ja si e shkatërroi qëllimisht fushën Gallatasarai”

  1. fieraku4u says:

    CFARE PRISNI ME SHUME….TURK HESAPI

    TURQIT NJEHER PER NJEREZ HILEQAR EDHE JO KORREKT…

    1. H.S. says:

      Kjo eshte 1/1000 e pislliqeve qe italjanet kane bere ne futboll.

  2. kristo says:

    Kete shkrim mund ta bente (ose perkthente) vetem nje Juventin.

  3. albi says:

    O gazetari sportiv i Temes, thjesht per te te kujtuar….Juvja duhej te mbronte barazimin, sepse dhe thjesht nje barazim i mjaftonte qe te kalonte turin ne nje grup ku vetem Reali ishte superior. Por Juvja e tregoi dhe njehere tjeter se ne Europe nuk eshte askushi!
    Kishte plot mundesi te kalonte turin shume me perpara, po ne Torino ishte e keqe fusha qe doli ndeshja 2-2?.

  4. Vapa says:

    Keto jane gomarlleqet e rastit per te justifikuar deshtimin e kualifikimit. E ndoqa ndeshjen. Juve pati shume raste per te shenuar, para se te pesonte. Pse nuk arriti te shenoje???
    Ana tjeter. Perse i mbeti ndeshjes se fundit per ta vendosur fatin e Juves, kur mund te ishte zgjidhur prej ndeshjes ne Kopenhagen dhe ndeshjes direkt ne “Juventus Stadium” me Gallatasarajin?
    Dhe se fundi. Nje mendje malinje italjane ishte perkunder italjaneve te Juventusit. Nuk duhet te kene goje per tu ankuar!

  5. Genci says:

    Me te vertete gomarlleqe.
    Po pse vetem per juventinet pengonte fusha e keqe?
    Po pse turqit nuk i pengonte fusha e keqe?
    Idiotizma te tilla jane justifikimet e Antonio Kontes, i cili eshte mesuar qe ne kampionatin italian te luaje gjithmone me 14 vete ( 11 lojtaret e tij dhe 3 arbitrat) kunder 11 veteve te skuadres kundeshtare.
    Hajde juve se kaq vlen ti, jo me teper.

    1. skypetari says:

      nese ke goje me fol per skuadren e kontes qe ndihmohet nga arbitrat atehere ti ka mbyll syte xhelozia, nje super dominim prej 3 vitesh ne kampionatin italian me lojtare qe parat jane shpenzu sic shpenxojne skuadrat mesatare e jo skuadrat e nivelit JUVENTUS, une jam juventin, clidhje ka nese kualifikohesh ne ndeshjen e fundit apo te parafundit, ate qe bon turqit e pane te gjithe, mos fol me inat po me fakte. nje tranjer i madh si Konte di se cfol, pranaj tha se vazhdojme perpara dhe fitojme eksperience nga kjo gjo e cuditshem qe ndodhi.

  6. hashimi says:

    po mir po ne Torino qe i mori barazimin Turqit fusha e kishte fajen apo ne Kopenhagen qe mori barazimin edhe kete nuk e kishim degjuar ndonje her qe u prishka fusha nga puntoret vetem nga tifozet e Juves po e digjojm Juvja ngeci ne balt le te vazhdoj atije ku eshte tain ti ler vustifkmet futbolli Italjan eshte ne kriz ngeli me nje skuader qe ne 16 keshtu qe duhet te ket kujdes se vitin tjeter mund te loz me 3 ekipe

  7. Catalan says:

    Idiotlleqe me brire! Turqit s’i kam fare ne simpati ashtu si dhe greket e serbet, por jepi Cezarit ate qe i takon, thone italianet dhe skuadres mafioze e te droguar italiane, s’i takonte as Europa League, kjo eshte e verteta! Kjo skuader e qelbur edhe kampionatet ne Itali i ka fituar me federate, arbitra, droge, shantazh e lloj lloj hilesh. Bile edhe nami i keq per italianin si hileqar neper bote, i detyrohet kesaj skuadre mafioze qe me skandalin Moggi-Agricola, duhej shkrire fare nga skena e futbollit!
    Pushoi skandali i atehershem dhe kanceri Rubentus rifilloi aktivitetin: arbitra te blere, shiringat me substanca dopuese nen damare e hile nga me te ndyrat. Roma, Napoli e Fiorentina bejne spektakel, Judroga eshte ne vendin e pare! Dhe nje pseudo-gazetar na flitka per dredhira turke ketu! Pse nuk fituan me Realin por dolen vetem me nje pike? Pse nuk i fituan dy ndeshjet me danezet qe i munden vetem fale arbitrimit ne ktimin e Torinos? Pse nuk fituan po ne Torino ndaj turqve? Edhe ne kete Kupe Kampionesh o eshte ndihmuar Judroga nga arbitrat o s’eshte ndihmuar skuader ne Europe! Por perseri s’arrin te kualifikohet, si spjegohet? Perse ne Itali bredhin si te çmendur, nderkohe qe ne Europe u bien bolet ne toke? Kety duhet hetuar gazetar filo-rubentin, çfare i ben te bredhin me 100 ne ore ne Serie A, çfare substance marrin keta te droguar, qe e vetme s’u del as per ta fituar kampionatin italian? Se pa arbitrat e pa nderhyre ne arbitrimet e kundershtareve ne nivel federate(qe ky klub mafioz e na ne grusht), nuk fitojne dot. Ky eshte realiteti ne Itali, ta thote nje italo-shqiptar me 22 vjet qendrim ketu. Nuk bej tifo per asnje skuader italiane(jam i Barcelones), ky vend ma ka shpifur, por per nje mullaqepampuk qe e sheh Italine nen filtrat e zbukuruar televizive, natyrisht qe çdo gje eshte e mrekullueshme, perfshire skuadren e krimit te organizuar sportiv – Juventusin.

  8. italiani says:

    shkrim pa lidhje,mire gjysme fusha e gallatasarajt ishte e keqe ,po pjesa e juventusit qe ishte e mire,kush i pengoi qe te mbroheshin

  9. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Jam tifoz JUVENTIN ,por kjo e turperon me shume JUVEN qe kerkon justifikimin ,jo per eleminimin ,por per tu “SHFAJESUAR ” ,perballe tifozeve .
    Po e ritheksoj qe ;
    ITALIA po VUAN dhe PASON ate qe VUAJTI dhe PESOI SPANJA 1964-2008 si me KLUBE dhe me KOMBETARE me shume derisa u CFAQEN ALIENET e BARCES qe i dhane SPANJES 4 TROFE per 4 vjet si asnje ekip me para ne BOTE .
    I lini justifikimet se duhet te punoni me mire me ekipet e AKADEMIVE sepse i vetmi talent qe nxori ITALIA ishte BAGGIO ,por edhe ky qe ne vitet ’90 EDHE pse per mua BAGGIO ngelet futbolisti me INTELIGJENT ,jo vetem i ITALISE per te gjitha koherat !

  10. hajriu says:

    Pune turqish gjelle shqiptaresh

  11. Marini Londer says:

    Per kete e ka fajin Saliu. Ai futi Korrupsionin ne fushe e gallatasarait tani Italianet e edi rames ankohen per fushe….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje