Ibra: Ndaj nesh kundërshtarët japin 200%

14 Dhjetor 2013, 14:34Sport TEMA

Zllatan Ibrahimoviç ka hedhur poshtë supozimet se Paris Saint-Germain e ka të lehtë ta mbrojë titullin e kampionit të Francës.

Parizienët aktualisht janë dy pikë mbi Monakon në krye të tabelës, pasi së fundi pësuan disfatën e parë larg shtëpisë pas 17 takimesh.

“Ne duhet të ndalojmë së menduari se kampionati francez është shumë i lehtë për Paris Saint-Germain.

Secila skuadër është e komplikuar për t’u përballur dhe gjithmonë ka shumë përkushtim. Në aspektin fizik, Ligue 1 është impresive.

Në çdo ndeshje, i gjithë presioni është te ne, ndërsa kundërshtarët tanë luajnë ndeshjen e tyre të sezonit ndaj nesh.

Të shqetësosh PSG, kampionët në fuqi, është një motivim për ta. Ata nuk luajnë 100, por 200 për qind.

Ndaj, asgjë nuk është aq e thjeshtë, edhe pse ne do të bëjmë gjithçka për ta realizuar atë”, ka thënë suedezi.

 

2 komente në “Ibra: Ndaj nesh kundërshtarët japin 200%”

  1. popull servil dhe frigacak dhe spiun says:

    mos e caj trapin ti,se vetem jevgjit e shqiperise te kan inat ty,sepse jan meshkuj 1.60 te gjate,me koke forme shege,

    1. Argita_B says:

      Po shqiptaret ky hyjne ketu te ky lajm, eshte faqe sporti, flitet per ligen franceze dhe ska asnje lidhje me popullin shqiptar!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje