Van Persi i pasigurt për të ardhmen me Junaited

14 Dhjetor 2013, 14:43Sport TEMA

Robin van Persi është në dyshim nëse do ta vazhdojë karrierën te Mançester Junaited, për shkak të udhëheqjes jo të mirë në stërvitje që po bën i Devid Mojes skuadrës dhe veçanërisht atij.

Sulmuesi holandez u ka thënë miqve të tij se nuk është i kënaqur me stërvitjet dhe taktikat e menaxherit të “Djajve të Kuq”, të cilin e konsideron fajtor për dëmtimet e tij të shumta kohëve të fundit.

30-vjeçari nuk do të luajë një muaj si pasojë e dëmtimit dhe mendon se mënyra e stërvitjes që po ia imponon trajneri, bën që ai të dëmtohet lehtë.

Kjo është hera e tretë që Van Persi dëmtohet këtë edicion dhe kjo është periudha më e keqe e dëmtimeve për të në tre vitet e fundit.

Ai beson se Mojes e ka angazhuar shumë në stërvitje, prandaj është tepër i ekspozuar ndaj dëmtimeve.

Sido që të jetë, Van Persi ka kontratë deri në vitin 2016 dhe nëse vendos të largohet, jo pak klube do t’i dëshironin shërbimet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje