Di Maria: Murinjo më bëri ky që jam

14 Dhjetor 2013, 14:38Sport TEMA

Anësori i Real Madridit, Angel Di Maria, thotë se ish-menaxheri i tij dhe trajner aktual i Çelsit, Hoze Murinjo, e ka ndihmuar të bëhet lojtari që është sot.

Di Maria u largua nga Benfika në vitin 2010 për t’iu bashkuar Murinjos te Madridi për 25 milionë euro dhe tashmë ka bërë 100 paraqitje për Los Blancos, raporton Telegraf.

“Murinjo më ka bërë një lojtar më të mirë. Ai më ka treguar shumë gjëra, dhe më ka bërë të zhvillohen si futbollist.

Ai më ndihmoi të kaloj në një pozicion tjerët, të sakrifikoj veten më shumë për skuadrën. I jam shumë falenderues atij. Ai më tregoi se te Reali isha një lojtar ofensiv, që po ashtu mund të mbroja, dhe se unë nuk mund të pushoj kur ata ishin në sulm.

Kur luaja për të për tre vite sa ai ishte te Reali, ai më vendosi në formacionin titullar. Di Maria që luante në mesfushë, krahasuar me atë tani, është një tjetër lojtar, edhe teknikisht, edhe taktikisht”, ka thënë Di Maria për Diario Ole.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje