Gara për FSHF-në, Tare “driblon” Dukën

17 Dhjetor 2013, 14:24Sport TEMA

Igli Tare është lakuar shpesh kohët e fundit në qarqet sportive në Shqipëri si një kandidat i mundshëm për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Jo vetëm prej suksesit dhe personalitetit si futbollist, por edhe prej ecurisë së shkëlqyer që ka pasur si drejtor sportiv te Lacio. Ish-kapiteni i Shqipërisë është ngacmuar shpesh nga mediat mbi këtë pikë dhe asnjëherë nuk ka dhënë një përgjigje të saktë. Ai ka pohuar publikisht se një ditë do të donte të ishte trajner i Shqipërisë, por sa i përket rolit të presidentit të FSHF-së, ka bërë gjithnjë “enigmatikun”. Megjithatë, një sinjal në distancë ia dha vetë kreu aktual i FSHF-së, Armand Duka, i cili deklaroi dy ditë më parë se do të ishte i gatshëm t’ia hapte rrugën Tares (por edhe ndonjë tjetri), në rast se komuniteti i futbollit do të parapëlqente një figurë tjetër.

Reagimi

I pyetur sërish dje nga “Panorama Sport” mbi këtë temë, Igli Tare ka preferuar të mos zhbalancohet, duke thënë shkurtimisht se nuk është ende momenti që të flasë mbi këtë temë. “Mendoj se nuk është momenti i duhur për mua që ta komentoj këtë gjë”, – ka thënë shkurtimisht ish-sulmuesi i Shqipërisë për “Panorama Sport”.
Situata

Armand Duka ka njoftuar publikisht pak ditë më parë se do të kandidojë për mandatin e katërt në krye të FSHF-së. Ai drejton institucionin e futbollit prej 12 vitesh dhe ka shprehur bindjen se tashmë ka eksperiencën e duhur për t’i dhënë akoma më shumë futbollit. Deri tani nuk ka një rival të shpallur, edhe pse janë lakuar nën zë emra biznesmenësh të ndryshëm, apo edhe ishlojtarësh të Kombëtares, mes të cilëve Igli Tare dhe Rudi Vata. Kujtojmë se Duka dhe Tare nuk kanë një raport miqësor mes tyre që prej largimit të ishsulmuesit kuqezi nga përfaqësuesja. Igli Tare pat akuzuar Dukën se vendimi i Bariçit për ta lënë jashtë ishte një manovër e inskenuar nga ai.

5 komente në “Gara për FSHF-në, Tare “driblon” Dukën”

  1. rebeli says:

    Jo me trashegimi.Te zbatohen rregullat.Nuk e kuptoj shprehjen duhet ti hape rruge Tares.Te jape doreheqjen se eshte qelbur ne ate post.Tu hape rruge te rinjve natyrisht edhe Tares,post te cilin e ka hak.Te votohet sipas statutit te FSHF-se.Duke qarkulluar elemente te rinj vjen dhe fryme e re neper institucione.Duka dhe Tare jane me drite larg njeri tjetrit.

    1. L says:

      Unë
      Mund ta Bëj
      edhe këtë
      Punë!
      http://goo.gl/k9Yulo

  2. Taulant/Tirane says:

    Federata janoe duhet te beje nje plan afatshkurter per bashkimin me Federaten e Futbollit te Kosoves.Eshte fare e thjeshte juridikisht,pasi te njihet FKF nga FIFA.(pritet te ndodhi shpejt)

  3. "dd" says:

    Patjeter Tare. Duka eshte sa kepuca e futbollit te Tares.

  4. Lushe says:

    Ore nuk kuptoj Presidenti i Amerikes simboli i demokracise,nuk lejohet me shume se 2 mandate,sepse kushdo qe te vij i ri ka deshire te bej dicka te re,kurse i vjetrido vetem te mbaj pushtetin pa sjelle asgje te re dhe graduaLISHT I MBUSHET MENDJA SE ESHTE i pa zevendesushem duke u bere dhespot apo diktator.lejoni te rene te shperthej se me shpejtesine e te vjetreve kemi ngelur te fundit ne cdo fushe aq me teper ne futboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje