Milani i kënaqur me shortin

16 Dhjetor 2013, 14:41Sport TEMA

Drejtori sportiv i Milanit, Umberto Gandini, duket i kënaqur me shortin e Ligën së Kampionëve të hedhur sot në zyrat qendrore të UEFA-së.

Milani përfundoi fazën e grupeve në vendin e dytë, prapa Barcelonës, dhe kishte mundësi të përballej me një varg skuadrash të mëdha që kishin përfunduar në vendin e parë. Por, kuqezinjtë patën “fatin” të peshkojnë Atletiko Madrid, gjë për të cilën shprehet i kënaqur edhe Gandini.

“Ata janë shumë të fuqishëm në sulm, por shorti mund të ishte edhe më keq duke marrë parasysh ekipet që mund të na binin për t’u përballur.

Ne do të duhet të shohim se si të dyja skuadrat do të jenë pas dy muajsh. Ne kishim disa dëmtime në pjesën e parë të sezonit dhe tashmë shpresojmë ta kemi skuadrën e plotë në shkurt”, ka deklaruar Gandini.

6 komente në “Milani i kënaqur me shortin”

  1. Pelasgian says:

    LooooooooL ….. sa posht kan rene ….mundohen me cdo kusht te zgjasin sa me shume qendrimin ne Champions edhe pse maksimumi qe mund te bejne eshte arritja ne cerekfinale . Milani qe dikur per vite rradhazi shkonte ne semifinale ,,,7 here kampjonet e ktij trofeu .

    1. Dorian says:

      As çerekfinalet nuk do i arrijne…jam mese i sigurt per kete!
      Atletiko e Madridit eshte me lart se Milani, eshte ne vendin e pare ne Spanje dhe ben nje loje te bukur dhe te mire-organizuar.
      Si tifoz i Milanit me vjen keq te shikoj gezimin e gazetave spanjolle per shortin e Atletikos, thuaj se po luan kundra Bolognes apo Chievos…..dikur, jo me shume se para 10 vitesh te gjitha ekipet kishin frike nga 7 here kampionet e Evropes, ndersa sot te gjithe ekipet te kualifikuara si te para ne grupe deshironin qe perballe te kishin ekipin me te dobet, Milanin….me te vertete per te ardhur keq….

  2. Po nuk eshte per tu nenvlersuar atletiko more
    Ajo ehste hsume ne forme per momentin
    Ky milan ne fakt me kedo ti binte te veshtire do e ksihte per formen qe po kalon

  3. erisoni says:

    prisni cuna mos harroni se milani kur ecen dobet te ben gropen

  4. Wendy-B says:

    Si tifoze e Milanit, shpresoj te ngjitet dhe nje here ne lartesine e “viteve te arta” kur na dhuronte emocine.

  5. XyZ says:

    Po kujt ia ka bo gropen ky milani more aman kur ka qene dobet? Atletiko do ta perpije me gjith kocka milanin. 3 vitet e fundit atletiko ka fitu 2 uefa dhe 2 superkupa kunder celsit dhe interit ka fitu kupen e mbretit kunder realit dhe e ka rraf dhe ne bernabeu brenda. Kane diego costa ne super forme dhe david villa. Mos harro qe jane te paret ne temporada spanjolle. Vamos atleti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje