Drejtori sportiv i Juventusit, Bepe Marota, është i bindur se Andrea Pirlo dhe Pol Pogba do të nënshkruajnë kontrata të reja me klubin.
Kontrata e Pirlos skadon verën e ardhshme, ndërsa i riu francez pritet të shpërblehet për paraqitjet e mira me kushte të përmirësuara.
“Nuk do ketë ndonjë zbulim nën pemën e Krishtlindjes. Nuk mendoj se do të zgjidhet diçka para Krishtlindjes, por ne jemi të qetë, pasi ka një lidhje idilike mes nesh dhe lojtarëve.
Ata e shohin Juventusin si shtëpinë e tyre, vendbanimin e tyre natyral dhe do të jetë e vështirë për ta të gjejnë diçka më të mirë.
Unë mendoj se ne do t’i zgjidhim këto situatat brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë Marota për Rai Sport.