Amir Abrashi dhe Shkëlzen Gashi janë shumë pranë kalimit në Serinë A. Dy lojtarët kërkohen nga dy skuadrat e kryeqytetit italian. Është Lacio që me anë të Igli Tares po mundohet që të bindë dy shqiptarët.
Gashi, 25-vjeçar, është formuar si lojtar në Zyrih,ndërsa ka qenë pjesë edhe Schaffhausen, Bellinzona, Neuchatel Xamax, Aarau dhe Grasshopper ku luan prej një viti e gjysmë. Ai ka luajtur me U-19 dhe U-21 të Zvicrës, por jo me kombëtaren e parë zvicerane, që e bëri më të lehtë kalimin e tij në radhët e Shqipërisë. Ai veshi fanelën e Shqipërisë pas Amir Abrashit.