Trukimet në Itali, shfaqet edhe emri i Igli Tares

17 Dhjetor 2013, 14:54Sport TEMA

Në valën e re të skandalit të  trukimeve në Itali pas blicit të fundit të prokurorisë del në skenë edhe emrin e Igli Tares, edhe pse nuk bëhet fjalë për një akuzë të drejtëpërdrejtë për ish -sulmuesin e kombëtares shqiptare të futbollit, aktualisht drejtor sportiv i Lacios.  Sipas të përditshmes më të rëndësishme sportive përtej Adriatikut, “Gazzetta dello Sport”, Tare ka pasur kontakte me një nga personat e arrestuar, Françesko Baxani, i cili ka patur lidhje të rregullta me botën e futbollit, raporton “Sport News”.

Siç shkruan “Gazzetta”, në 30 prill të 2013-ës, ish-mesfushori lacial, Broki, i ka siguruar Baxanit një biletë për të ndjekur Lacio-Bolonja të 5 majit, e përfunduar me rezultatin 6-0. Baxani i bëri të ditur Brokit se dëshiron të vizitojë Formelon, por ish- mesfushori i është përgjigjur duke i thënë se për këtë shërbente autorizimi i Tares, drejtorit sportiv të Lacios.

Gjithsesi, Baxani nuk tërhiqet dhe gjatë ndeshjes së 5 majit, në brendësi të “Olimpikos” ka komunikuar me një zonjë që ishte ulur pranë Tares, duke i kërkuar që t’i kalojë në telefon shqiptarin. Gjithmonë duke ju referuar “Gazetta-s”, kaq ka mjaftuar për prokurorinë për të arritur në përfundimin se ekziston një raport mes Baxanit dhe Tares.

Por, jo vetëm kaq. Sipas hetuesve, kur Baxani i ka kërkuar zonjës në fjalë nëse kishte mbërritur edhe Lotito, duke marrë një përgjigje pohuese, arrihet në deduksionin se Baxani dëshironte të fliste me Taren në vend të presidentit lacial, të cilin ende nuk e kishte parë të mbërrinte.

Vala e re e skandalit të trukimeve duket se është një tsunami me të gjitha efektet shkatërruese për futbollin italian. Nuk bëhet fjalë vetëm për Milanin.

Sipas prokurorisë së Kremonas, ekzistojnë dyshime edhe për ndeshjet e Lacios, Interit dhe Juventusit. Përveç Milan-Lacio të shkurtit 2011, po zhvillohen hetime edhe për Juventus-Lacio të 11 prillit 2011 dhe Palermo–Inter të 28 prillit 2013. Mes të hetuarve janë dhe 4 ish- futbollistë të Bolonjës që kontaktoheshin në telefon nga Baxani për të tentuar të fiksonin ndeshjet ku ishin të përfshirë.

 

3 komente në “Trukimet në Itali, shfaqet edhe emri i Igli Tares”

  1. Pilo Lala says:

    Kjo akuze eshte fabrikuar ne fisin Armando Duka, sepse e kupton qe Tare kerkon ta spostoje Duken e korruptuar.

  2. xhebar says:

    jo nuk e besoj te jete e vertete ,duke u nisur nga karakteri e formimi i iglit,megjithate…

  3. analist says:

    I paska rreshqitur ky publikim ne Tema zotit Baze, armikut fiziologjik te Armand Dukes, te cilit po i ben nder pa dashje; apo i kane rregulluar pazaret me njeri-tjetrin? – Do te dal shpejt ne drite!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje