Pas denoncimeve të prokurorisë, tashmë fjala për skandalin e basteve në Itali shkon për drejtësinë sportive.
Sipas mediave italiane, ekipi që rrezikon më shumë është Siena.
Në rast se konfirmohen akuzat, Siena, që aktualisht luan në Serinë B, do të detyrohet që të zbresë në Lega Pro.
Ndërkohë, Milan dhe Lacio, të cilat akuzohen për trukimin e ndeshjes së tyre më 2011-n, mund të penalizohen vetëm me heqje pikësh.
Milan dhe Lacio akuzohen në mënyrë të tërthortë, duke qenë se personat që konsiderohen si përgjegjës për trukimin e ndeshjes, janë dy ish-lojtarë të këtyre klubeve, Kristian Broki nga Lacio dhe Xhenaro Gatuzo nga Milani.
Bishti qenit bisht qeni ngelet edhe pune mafiozit Gatuzo!