Bekenbauer: Bajerni, në nivel tjetër

18 Dhjetor 2013, 14:04Sport TEMA

Legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, thotë se Bajern Mynih aktualisht është në një nivel tjetër futbolli.

Kampionët e Evropës arritën të sigurojnë finalen e Kupës Botërore të Klubeve me një fitore të lehtë 3-0 ndaj Guangzhou Evergrande.

Frenk Riberi, Mario Mandzukic dhe Mario Gëtze ishin në listën e shënuesve për skuadrën e Pep Guardiolës, që po ashtu goditi shtyllën në katër raste të ndryshme.

“Unë besoj se kundërshtarët janë më të mirë se sa ata treguan, por Bajern thjesht është në një nivel tjetër futbollistik”, ka thënë gjermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje