Ish-sulmuesi britanik, Mikal Ouen, shprehet se Arsenali nuk ka lojtarë të klasit botëror dhe Mesut Ozil deri tani ka qenë shumë i paqëndrueshëm në paraqitjet e tij.
“Ka pak dyshime se lojtarët e Venger tani janë një makinë e vajosur mirë. Lojtarët të gjithë e dinë punën e tyre brenda, pasi Venger rrallë e ndryshon sistemin e tij dhe kundër rivalëve më të ulët unë gjithmonë pres të fitojnë.
Megjithatë, janë të mëdhenjtë me të cilët unë mendoj se ata mund të dështojnë. Sipas mendimit tim, ata nuk kanë lojtarë të klasit për të luftuar dhëmb-më-dhëmb me rivalët kryesorë për titullin.
Pavarësisht se njerëzit vazhdimisht thonë se Mesut Ozil është lojtar i klasit botëror, paqëndrueshmëria e tij do të thotë se ne rrallë do të shohim shfaqje të shkurtra të kualitetit të vërtetë.
Paraqitjet e tij të mira të rastit zakonisht pasohen nga disa të dobëta dhe pavarësisht se Zhirud po luan në nivel admirues, nëse Venger nuk gjen një sulmues të ri, që do të ndihmojë në heqjen e barrës, ata mund të ngecin në pjesën e gjatë të mbetur të sezonit”, ka thënë Ouen.
Anglezet dhe Hollandezet kane te njejtin karakter ,jane te pa -formuar si komb dhe nuk kane shpirtin ITALIAN dhe GJERMAN .
Ketu qendron sekreti .
Totila
Koment pa lidhje.Permbahu temes e jo frustimit tend.