Barça rinovon me Iniestën, por në verë rrezikon të humbasë trajnerin

19 Dhjetor 2013, 15:45Sport TEMA

Tashmë është zyrtare: Andres Iniesta do të vazhdojë të jetë lojtar i Barcelonës të paktën deri në vitin 2018.

Lajmi është komunikuar nga ana e presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell.

“Jemi mjaft të lumtur dhe mendoj se kjo është një dhuratë e madhe për Krishtlindje, për gjithë tifozët e Barcelonës”, ka thënë Rosell pas rinovimit të kontratës nga Iniesta.

Iniesta është rritur tek të rinjtë e Barcelonës dhe bën pjesë tek ky klub që nga viti 1996, kur ishte 12 vjeç.

Ai ka debutuar në një ndeshje Championsi në vitin 2002 dhe deri më tani ka arritur të fitojë 21 trofe me Barcelonën.

Kontrata e tij përfundonte në vitin 2015, por pas rinovimit, ai do të mund të qendrojë tek Barcelona deri në moshën 34-vjeçare, me shpresën që ta mbyllë karrierën pikërisht në këtë klub.

Por, ndërsa Barcelona rinovoi me mesfushorin, në verë mund të humbasë trajnerin e saj, Tata Martino.

Sipas disa mediave në Spanjë, Martino është mërzitur me jetën në Barcelonë dhe me krahësimet e shpeshta me Pep Guardiolën dhe për këtë arsye ka vendosur që të largohet vetëm pas një viti drejtimi.

Megjithatë, këto janë vetëm spekulime dhe për momentin nuk dihet se sa të vërteta janë.

4 komente në “Barça rinovon me Iniestën, por në verë rrezikon të humbasë trajnerin”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Qysh se kam pare dhe kam kuptuar futboll per here te pare n efemijerin etime nga 1966 me kane terhequr me se shumti Dirigjentet e skuadrav ete ndryshme si te Klubeve ,por edhe te Kombetareve ,ku me se shumti me duhej qe te permendja
    -Boby Charlton
    -Gunter Netczer
    -Gioncarlo Antonioni
    -Luis Fernandez
    -Jean Tigana
    -Alain Giresse
    Por dyshja XAVI-INIESTA per mua ngelet me MAGJIKJA e te gjitha koherave .
    U lutem shume dhe me gjeni nje dyshe tjeter ne bote qe ta kete KOEFICIENTIN e PASIMEVE kaq te larte dhe cuditerisht mbi 90 % e pasimeve jane te sakta .Nuk ka dhe mos kerkoni kot.
    TATA MARTINO ?
    Erdhi pa buje ne BARCELONE ,por edhe per kaq kohe ai thuajse e ka formuar Staturen e tij por qe natyrisht nuk eshte as n enivelin e ANCELOTIT .
    Per mua TATA ,nga ana e rezultateve te deritanishme e ka BARCELONEN ne te njejtin nivel me BARCEN e GUARDIOLES ,kurse STILI i lojes ,le per te deshiruar dhe nuk eshte me ai i meparshmi.
    Nga ana tjeter TATA nuk eshte aq i bute sa GUARDIOLA ,per te cilin GOJET e LIGA thone se ai ne sezonin e fundit :
    1-Nuk qe i zoti ti rezistonte presionit mediatik te Rrugacit MURINJO
    2-Nuk qe i zoti gjithashtu qe te bente nderrimet e titullareve ,sepse ata as qe e pirdhnin .
    3-Nga ana tjeter te mos harrojme se TATA po e mban edhe pse me shpirt nderdhembe ,BARCEN kryesuese ,ne La-Liga edhe pse me 2 KOKA .
    4-TATA ka sjelle ne BARCELONE me shume stil te “DHUNSHEM ” ne mbrojtje ,e cila edhe pse ka 3 muaj qe eshte ne EMERGJENCE ,nuk ka pasuar shume gola ,sidomos kur tani luan edhe me nje ZEVENDES-ZEVENDES PORTIER si PINTO qe me shume qejf ka KITAREN dhe PIANON e AMPLIFIKUAR se sa TOPIN e FUTBOLLIT.
    5-Ne se TATA iken ,i duhet BARCES qe te gjeje nje TRAJNER alla HEYNCKES .

    1. Tulipani says:

      Mbas nje kerkimi te gjate e te lodhshem ,por befasues me doli nje dushe qe mendoj se jane te pa arritshem dhe ata jane 2 JOHANET.Edhe GJYSHI IM e miratoi ne heshtje.Tata eshte trainer i perkoshem.kurse per PEPE mendoj se pikat 1e2 nuk jane te drejta sepse ai nuk eshte karakter grindaveci si MOU dhe shumica e lojtareve qe kishte ne kohen e vet ishin lojtar qe i nxori vet te barca B.Rajkard do te ishte zgjidhja me e mire po jo deri sa te jete ROSELL.

  2. XyZ says:

    Puna tates do duket ne maj. Duket sikur bares i ka humbur deshira per te fituar por gjithsesi ne menyre te pashgueshme i fiton ndeshjet te gjitha ndoshta kjo per inerci dhe per statures qe ka krijuar kjo skuader e cila i mbyt kundershtaret vetem me fanelle se loje me thene te drejten nuk po na ben sic jemi mesuar ta shohim keto vite. Eshte me rracionale ndoshta per merit te tatessi trajner i cili dhe mungesen e mesit po e menaxhon shume mire duke lene per te kuptuar se klubi dhe forca e grupit qendrojne me lart se individi.

  3. Horri i i Bulevardit says:

    Motorr turbo diesel, 1000 kw, qe ne cdo pozicion, sado te veshtire, e gjen shokun, zakonisht Xavin, per te pasuar, por qe sa clirohet nga rrethimi, kerkon me ngulm topin, per te sulmuar perseri.
    Edhe per mua, dyshja Iniesta-Xavi, jane thjesht nje magji, qe duhet studiuar, nga shkollat sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje