Trajneri gjerman i kombëtares së Zvicrës, OtmarHitzfeld, ka thënë se Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund do të dominojnë futbollin europian për një kohë të gjatë, duke rrëzuar kështu nga froni spanjollët e Realit dhe Barcelonës.
Hitzfeld shprehet se këtë gjë e ka parashikuar vite më parë dhe kjo u vërtetua sezonin e shkuar, kur Bajerni dhe Borusia eleminuan Barcelonën dhe Realin, duke shkuar në finalen e Ligës së Kampioneve.
“Unë kam parashikuar disa vite më parë se futbolli spanjoll do të rrëzohet nga dyshja e madhe gjermane. Do ta shihni edhe këtë sezon”, ka thënë Hitzfeld.
Mos u ngut zotrote. E vertete eshte qe jane ngjallur pak morrat e gjermaneve, por prit ne fund te sezonit.
se ke pret ti zotrote, italine me brek neper kembe
Kjo gje ska per e ndodhur kurre. Dyshja spanjolle pavaresisht eliminimit te vjetshem qendron me lart se ajo gjermane. Pik se pari reali eshte klub me i madh se bajerni , kurse barca eshte klub me i madh se dortmund. Se bashku spanjollet kane 13 champions kurse gjermanet 6. Gjithashtu ne nivel tifozerish reali dhe barca jane marka ne bote dhe kane shume me teper tifoz se ekipet gjermane.. Pastaj tjeter gje eshte te shohesh nje real-barca i cili ka nje shekull qe ekziston si duel dhe tjeter bajern-borussia i cili na u shfaq krejt papritur keto 3 vitet e fundit.