Lionel Mesi është përfshirë në një sërë polemikash dhe akuzash kohët e fundit, duke nisur nga rritja e rrogës së tij, deri tek pastrimi i parave.
Ylli argjentinas ka reaguar ndaj disa prej temave kryesore në të cilat ai është përfshirë, duke nisur nga deklarata e zëvendëspresidentit të Barcelonës, Havier Faus, që tha se nuk mund të rishikojë kontratën e Mesit çdo gjashtë muaj.
“Është një person që nuk di asgjë nga futbolli dhe do që ta drejtojë Barcelonën si një ndarmarrje, gjë që nuk është.
Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe duhet të ketë drejtuesit më të mirë në botë. Lajmi që unë kam kërkuar rritje page është fals.
As unë dhe as stafi im nuk kemi kërkuar që të rishikojmë kontratën dhe këtë e dinë të gjithë”, ka thënë argjentinasi.
Ai ndërkohë ka shprehur gjithë keqardhjen për akuzat e pastrimit të parave nga ana e tij dhe e të atit. Sipas Mesit, kjo gjë nuk është e vërtetë.
“Jam thellësisht i zhgënjyer për atë që është thënë jo vetëm për mua, por edhe për personat që duam më shumë, si im atë dhe miqtë e mi. Ajo që kemi bërë me ato ndeshje(miqësoret për të cilat Mesi dhe i ati akuzohen se i organizonin për pastrim parash), është bamirësi 100%”, është shprehur Mesi.
ne se do ishte i zgjuar, mesi do te vendoste te ndahet ne funde te sezonit nga barcelona dhe te shkoj tek ish trajneri i tij guardjola. me bajernin do te fitonte edhe 2 ose 3 here kupen e kampioneve, kampionatin dhe kupen gjermane, dhe do te merrte pervojen e duhur per te cuar argjentinen drejt kupes se botes.
kur se tek barcelona nuk ka ma te ardhme. shtypi spanjoll eshte ber kunder ti. ekipi ka humbur nivelin e disa viteve me pare dhe do te bije gjithnje e me shume.
keto muaj do te vendosin a do te mbesi nje lojtar i mir tek barcelona, apo do behet nje nga lojtaret me te suksesshem te gjith kohrave tek bajerni.
Keto kupat e kampioneve, do t’ja falin bajernit apo do t’i fitoje? Sepse qe nga viti I larget 74 apo 75′, ka fituar vetem 2 kupa kampionesh. Njeren ne vitin 2001 dhe tjetren ne 2013. Vetem nqs ja japin falas, atehere po.
“Futbollisti ” !
Kush ta jep ty te drejten qe me ane te PELEPATISE te Vjedhesh si mendimin ,por qe me heq te drejten qe te komentoj !
I ke thene qe te gjitha.
Po ,MESSI ka filluar nga FINDET dhe destinacioni ,nuk eshte tjeter ,pos GUARDIOLA -BAYERN !