Skënderbeu kampion dimri, Tirana zhgënjen sërish

21 Dhjetor 2013, 15:43Sport TEMA

Skënderbeu nuk di të ndalet. Kampionët e vendit s’kanë ndërmend t’i “hapë krahun” askujt për kreun, ndërsa këtë të shtunë kanë thyer edhe një “tabu”. Tabu e cila e ka emrin “Roza Haxhiu”, aty ku Lushnja nuk e njihte humbjen në këtë kampionat. Fitorja e dhjetë në total, e katërta në transfertë për korcarët, ka ardhur nga “tuneli”, sepse mbrojtësi Ditmar Bici ka shënuar që në minutën e parë. Lagunarëve s’u kanë mjaftuar më shumë se 89 minuta lojë për të barazuar, por as dalja me karton të kuq e Pero Pejicit në minutën e 29-të të kësaj sfide. Ata mbeten në pozita kritike në klasifikim, pas tri humbjesh radhazi, cka përkthehen ndryshe në krizë rezultatesh, ndërsa juglindorët e Josës kanë të drejtë t’i festojnë gëzueshëm festat e fundvitit si kampionë të dimrit, raporton “Panorama Sport”.

Kukësi i falet kapitenit Progni. Në Lezhë, ku zgjodhi për ta luajtur ndeshjen e parë të periudhës 4-javore të dënimit të dhënë nga Disiplina, verilindorët kanë vuajtur jo pak ndaj krutanëve. Përpjekjet e shumta të një formacioni të “revolucionarizuar” për shkak të 8 mungesave, nënkampionët e vendit ia kanë dalë të shënojnë në minutën 60-të dhe të shtojnë tri pikë të tjera të cmuara në llogarinë e tyre, për ta mbyllur vitin 2013 në vendin e tretë.

Tirana nuk gjen derman. Ajo mbetet e fundit në klasifikim dhe javë pas jave ngushton në maksimum shanset për mbijetesë. 8 javë pa fituar, skualifikimi që në turin e dytë nga Kupa e Shqipërisë, janë faktet më domethënëse për krizën ku janë përfshirë 24 herë kampionët e vendit në fuqi, pa parë dot “dritë në fund të tunelit”, në të cilin janë futur e vegjetojnë nga fillimi i kampionatit, pavarësisht se kanë ndërruar tre trajnerë.

Merkatoja e dimrit mbetet shpresa e fundit dhe e vetmja e Tiranës për të mos ndjekur gjurmët e Partizanit e Dinamos, duke zbritur në kategoritë inferiore për herë të parë në historinë e vet të lavdishme e dominuese në futbollin shqiptar.

Ndeshjen e sotme me Teutën, Tirana nuk shkoi dot më shumë se barazimi 0-0.

4 komente në “Skënderbeu kampion dimri, Tirana zhgënjen sërish”

  1. Genci says:

    Te fala Mond Gezdarit, qe na del ne rubriken sportive jo si specialist futbolli, por si tifoz i semure i Tiranes.
    U pafshim ne kategorine e pare zoti Gezdari. Ne rubriken e fundit ju sule gazetarit Artan Hoxha se gjoja ishte tifoz me Korcen,por Korca te ben te fala nga kreu zotrote.
    Po sot cfare do te thuash? Si do justifikohesh?
    Tullum Gezdaro.

  2. Al says:

    Skenderbeu skuadrat shqipetare I ka sikur ben stervitje.

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Edmond Gezdarin e mbaj mend si lojtar medioker ,ordiner ,dallaveraxhi ,sherxhi , i pa edukuar palaco dhe qe perdorte fjalorin e rruges .
    Nuk jam i qarte se me cilin beri sherr ky legen ,por duhet te kete qene fundi i viteve ’70 dhe fillimi i viteve ’80,por nuk jam i qarte qe te jap nje mendim per kohen .
    As qe endjek kategorine suoeriore ,sepse eshte turp ta shikosh ,ku edhe ne ate gjendje skandaloze qe eshte futbolli ,gjejne kohe dhe kuotojne ndeshje ne Kompani Bastesh Aziatike .

    1. Horri i i Bulevardit says:

      Ke shume te drejt Totila, une si ish tifoz i 17 nentorit, kurre sme ka impresionuar loja e Mond Gezdarit, mund te them, se skishte as 10 perqind, performancen e Lir Pernaskes.
      Te vetmin rast qe me ka ardhur, ka qene momenti kur ne ndeshjen 17 nentori Traktori i Lushnjes, ku vellai i Mondit, Dash Gezdari, i cili ishte portier i Lushnjesu perplas keq me nje lojtar te Tirones dhe si pasoje kaloi ne koma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje