Murinjo ka frikë nga Arsenali

21 Dhjetor 2013, 15:11Sport TEMA

Trajneri i Çelsit, Hoze Murinjo, ka bërë thirrje për përmirësim të skuadrës së tij në fazën e mbrojtjes, pasi sulmi po dështon që të realizojë gola.

Lojtarët e Murinjos kanë shënuar më pak gola nga të gjitha ekipet katërshen kryesuese dhe blutë po dështojnë të konkretizojnë rastet e tyre. Duke parë këtë trend, portugezi ka kërkuar një përqëndrim më të madh të mbrojtjes, raporton Telegraf.

“Ne duhet që të përmirësohemi, të kemi më shumë siguri në zotërimin e topit. Ne nuk po i dënojmë kundërshtarët me gola. Në secilën ndeshje jemi dominantë, por po humbasim raste. Ne nuk mund të lejojmë që lojtarët në mbrojtje të mos jenë të përqëndruar.

Arsenali është një ekip shumë i rrezikshëm. Është hera e parë që e them se ne mund ta humbasim këtë ndeshje, duke parë formën aktuale të Arsenalit dhe sulmin tim. Sidoqoftë, ne jemi shumë të përgatitur për sfidën dhe do të bëjmë të pamundurën për të fituar”, u shpreh Murinjo.

1 komente në “Murinjo ka frikë nga Arsenali”

  1. totila says:

    Te rana breket o breke-salep ,je bere si legen ,te doli edhe ajo pak antiruxho qe kishje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje