Ish-mesfushori i Milanit, Zvonimir Boban, e ka etiketuar Milanin e tanishëm, si më të keqin nën drejtimin e Adriano Galianit.
Milani u mposht nga Interi 1-0 në derbin e qytetit, për të zhgënjyer të gjithë fansat me sezonin e dobët, përfshirë edhe ish-yllin e skuadrës.
“A është Milani një klub serioz? Jo, dikur ishte klub serioz”, ka thënë mesfushori kroat.
“Unë kurrë nuk kam parë një Milan që është kaq pak serioz sa është tani. Është Milani më i keq në periudhën e Galianit.
Nuk mendoj se Milani do të përfundojë në top treshe të Serisë A këtë sezon. Ata nuk kanë luajtur ndonjë ndeshje të mirë ende.
Sezonin e kaluar, Milani luajti mirë edhe në disa ndeshje kur ata nuk nxorën pikë. Ne nuk e shohim këtë gjë tashmë”, ka shtuar Boban.
je i sakte bobi
Boban simboli i Kroacise si per sa i perket patriotizmit ashtu edhe sportit kroat.Respekt