Aguero dhe Ture i bëjnë thirrje Mesit që të shkojë tek Siti

23 Dhjetor 2013, 14:22Sport TEMA

Marrëdhënia e krisur mes Barcelonës dhe yllit të saj Lionel Mesi, ka bërë që disa klube të mendojnë seriozisht për transferimin e argjentinasit në verë.

Mediat prej kohësh flasin për një interesim të mundshëm për Mesin nga ana e Mançester Sitit dhe Bajernit të Mynihut, dhe tashmë këto të fundit mund të përfitojnë nga situata e krijuar.

Mesi pati një konflikt të hapur me zëvendëspresidentin e klubit, të cilin e quajti të paaftë dhe të padenjë për këtë ekip.

Shkak për reagimin e Mesit ishte deklarata e zëvendëspresidentit blaugrana, që nuk ka arsye për të rishikuar kontratën e argjentinasit.

Mesi nuk e ka mbajtur dot zhgënjimin e tij dhe e ka shfaqur atë në publik.

Për këtë arsye, bashkëkombasi Serxhio Aguero dhe ish-shoku i skuadrës, Jaja Ture, i kanë bërë thirrje publike Mesit që të transferohet tek Mançester Siti.

Sipas tyre, Mesi mund të përjetojë një eksperiencë të mrekullueshme tek Siti.

3 komente në “Aguero dhe Ture i bëjnë thirrje Mesit që të shkojë tek Siti”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    MESSI e ka marre rrugen drejt BAYERNIT ,qysh se ne ekip erdhi NEYMAR .
    MESSI edhe pse trup vogel eshte goxha KAPOSH i madh .
    MESSI ka ndryshuar sjellje qysh ne fillim te sezonit ,apo ne fund te sezonit te shkuar .
    Une mendoj se dicka eshte luajtur kunder tij edhe nga klubi i cili me sa kam kuptuar do qe te perfitoje FINANCIARISHT nga klauzola e tij e Shitjes.
    Ana tjeter mendoj une eshte Atmosfera brenda ekipit ku me sa duket MARTINON nuk e lejojne EFENDILERET e BARCES qe te beje REVOLUCIONIN apo te pershtat metodat e tij si te Stervitjes ,po ashtu edhe SKEMAT .
    Te jem i sinqerte TIKI-TAKA eshte bere monotone ,pavaresisht se BARCA nuk ka nevoje per TRAJNER dhe kjo e mban BARCEN ne krye te klasifikimit deri tani te LA-LIGAS ,ku po ta shohesh ne RAPORT me ATLETIKON dhe REALIN ,BARCA piket i ka marre me me pak lodhje se 2 ekipet MADRILENE .
    Kam mendim se ATLETIKO do sfumohet shpejt sepse luan shume fort fizikisht ,kur jane zhviluar 17 nga 38 ndeshje ne La-Liga : jane ne loje per CH.League edhe 6 ndeshje ne se ajo arrin ,eshte dhe jane ne loje edhe 6 ndeshje ne COPA DEL REY deri ne finale ,po kaq edhe ne CH-League ,jane perpara edhe 6 ndeshje MIQESORE te Kombetareve respektive ,jane perpara edhe te pakten 6 Ndeshje te Boterorit qe te gjitha bejne 40 NDESHJE ,PER VETEM 6 MUAJ ,pra NJE Ndeshje ne 3 dite e gjysem thuajse .
    Por do te varet nga trajneret respektive qe te EKONOMIZOJNE FORCAT sepse FUSHATA E “KORRJE SHIRJEVE ” eshte ne 4 KULTURA te ndryshme .
    koha deri tani po tregon se ne ndeshje jo shume te rendesishme nevoja e MESSIT dhe e NEYMARIT nuk eshte ndjere ,por ne MARS -PRILL diferencen ,te pakten tek BARCA e perben prezenca e ketyre 2 lojtareve te cilet TATA po i “EKONOMIZON”, qe ata te mos shfaqin SINDROMIN e RRASKAPITJES dhe SIPTOMAT e LODHJES .
    Nuk besoj se MESSI do te zgjidhte nje ekip pa BYTH si M.CITY apo CHELSEA ,P.S.G. MONACO apo ku di une tjeter .
    Ngelet per tu pare se si do te zhvillohen ngjarjet .

  2. XyZ says:

    Ikni mer mercenare andej. Ju nuk njihni anen tjeter te futbollit qe eshte vlera dhe ndjenja. Te ju eshte vetem ngjyra lekut ajo qe ka rendesi. Vertet messi i ka dhene barces shume por ai i dedikohet shume barces per ate qe ai eshte sot kur e mori femije dhe e kuroi ne nje moshe te vogel nga semundja qe kishte. Kush klub do ta ente kete duke mos e ditur nese messi do behej ky qe eshte sot.

  3. qirjo vicidoli says:

    futbollistet nuk prodhohen apo fabrikohen .ashtu si ne te gjitha sferat e jetes .si psh… jne kengetar,nje shkenceta etjere pra dhemesi si dhe shum te tjere ka lindur per futboolin pamvarsisht per punen qe mund te beje nje trajner apo klub .messi k lindur nje gjeni perte luajtur dhe per te na dhene kenaqesi perpara ekranit .sa per vleresimin qe po iben klubi te gjith kemi sy qe ta shikojm .shikoni cfare po ben klubi i realit per kristianon dhe bravo ju qofte se e meriton ,shikoni cfare bejn klubet e tjera me lojtaret e tyre per ti ngritur ne pjedestal dhe e meritojn,por cfare po ndodh te baca ne keto 2 vjet me te gjithe yjet e saj ngelet per tu diskutuar dhe komentuar nga te gjithe sport dashesit pamvaresisht se me ke jan tifoz ,a mund te flas dikush ,kur ndjen kenaqesi kur sheh nje futboll te bukur dhe te forte apo kur sheh vetem nje ndeshje ku perplajet jan aqteforta sa as vete ne nuk e dijme cfare nxjerim nga goja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje