Juve, një kampionat me numra rekord

23 Dhjetor 2013, 14:52Sport TEMA

Juventusi i drejtuar nga Antonio Konte nuk njeh limite.

Numrat e shënuara nga ana e bardhezinjve për vitin 2013, janë për rekorde.

Gjatë 2013-s, Juventusi ka arritur që të grumbullojë 89 pinë, ose 2,405 pikër për ndeshje.

Një shifër rekord, duke lënë pas Juventusin e frikshëm të Fabio Kapelos në vitin 2005, që arriti të merrte 2,385 për ndeshje.

Bardhezinjtë kanë zhvilluar një fazë të parë fantastike deri më tani, pasi kanë grumbullur 46 pikë, me nëntë fitore radhazi.

Nëse eën me këto ritme, Juventusi në fund të vitit mund të arrijë shifrën e 100 pikëve në kampionat, duke arritur atë që nuk e ka bërë askush deri më tani në kampionatin italian.

Shifra që bëjnë të trembet rivali i tyre për këtë sezon, Roma, me të cilën bardhezinjtë do të ndeshen pikërisht më 5 janar, pas festave.

Kryeqytetasit janë të përalajmëruar dhe duhet të bëjnë shumë kujdes, duke qenë se aktualisht janë 5 pikë larg bardhezinjve dhe në rast të një humbje, do të shkëputeshin ndjeshëm.

Në gjithë këtë ecuri të jashtëzakonshme, e vetmja keqardhje për bardhezinjtë është eleminimi para kohe nga Liga e Kampioneve.

 

4 komente në “Juve, një kampionat me numra rekord”

  1. berto says:

    ne serine A juvja eshte rekord,po ne champions nuk grumbulloi as 6 pike.

    1. DinPaku says:

      Dhe pervec kesaj, pse thoni eleminimin para kohe nga Liga e Kampioneve. Mua me duket qe u eleminua tamam ne kohen e duhur.

    2. ardit says:

      Sepse ne A jane ende Agnelet qe bejne ligjin. Ne Itali ekziston vec Juventus dhe pike. Ne Champions i ka dal gjithmone gjiza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje