Talenti shqiptar i Mançester Junaited, Adnan Januzaj, ka treguar lojtarët që e kanë frymëzuar në karrierën e tij deri tani, dhe që sigurisht janë shëmbuj në të ardhmen për të.
“Kur isha fëmije ndiqja gjithmonë lojtarët e mëdhenj dhe doja të shihja Zinedin Zidane, Huan Roman Rikelme dhe Kaka. Është e vështirë të veçoj një lojtar, por këta të tre më pëlqenin në veçanti. Të tre luajne si nr.10 dhe ky është tipi i lojtarit që admiroj më shumë. Kundër Noruiç në Capital One Cup luajta në këtë pozicion dhe e shijova, edhe pse mund të luaj dhe ne krah dhe jam mësuar me atë pozicion”, tha Januzaj.
Talenti shqiptar realizoi një gol të mrekullueshëm këtë fundjavë për Mançesterin në sfidën kundër Uest Hem, një gol që fitoi dhe duartrokitjet e Sir Aleks Ferguson.