Murinjo: Nuk dua të ndërtoj një lojë mbrojtëse tek Çelsi

24 Dhjetor 2013, 13:47Sport TEMA

Trajneri i Çelsit, Hoze Murinjo, ka thënë se nuk synon që të ndërtojë një lojë mbrojtëse tek londinezët e Çelsit.

Portugezi ndërtoi një skemë mbrojtëse në ndeshjen kundër Arsenalit, e cila përfundoi në barazim 0-0 dhe në minutat e fundit madje, hoqi sulmuesin e vetëm të ekipit, Fernando Tores, për të futur mbrojtësin David Luiz.

Por, Murinjo thotë se kjo sjelle mbrojtëse mund të përdoret vetëm në ndeshje të vështira si ato ndaj Arsenalit.

“Unë dua që Çelsi të shkojë në drejtim tjetër, ky është plani jonë dhe ajo çfarë unë dua për të ardhmen e Çelsit.

Unë nuk ndërtoj një ekip për një sezon, unë ndërtoj ekip për një periudhë të gjatë.

Do të ketë disa ndeshje ku unë duhet të bëj një hap prapa për shkak të kundërshtarëve dhe ndonjëherë të luaj për rezultat. Ndaj Arsenalit ishte një ndeshje e tillë, ku ishte e rëndësishme për ne të mos humbim”, ka thënë portugezi për Sky Sports.

Portugezi e pranoi para ndeshjes së Arsenali për momentin është më në formë se Çelsi dhe për këtë arsye kishte frikë se mund ta humbiste ndeshjen.

2 komente në “Murinjo: Nuk dua të ndërtoj një lojë mbrojtëse tek Çelsi”

  1. nori says:

    Po ca faji ka ky kur sulmuesit qe ka sdin te shenojne i rrofshin emrat e kontratatat per Torres Den Baba e Eto , Skan bo asi gol ne trasferte sulmuesit e Chelsea kete vit .. Akoma pret ekipi nga 35 vjecari Lampard .Edhe dje ai krijoi rastet me te pastra.

  2. Fatmir says:

    hej nori,jane po ata lojtare qe kane pasur ne dispozicion edhe dy traineret para ketij LOQES dhe kishe qef ti shikoje……tani me kete LOQEN po u renditen nga vendi 10-12 do jene mire…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje