Sulmuesi kolumbian i Monakos, Radamel Falkao, mendon se portugezi Kristiano Ronaldo është një futbollist më i mirë se argjentinasi Lionel Mesi.
Kolumbian thotë se ata të dy janë futbollistët më të mirë për momentin, por Ronaldo qendron sipër Mesit dhe për këtë arsye e meriton që ta fitojë Topin e Artë.
“Mesi dhe Kristiano janë dy lojtarët më të rëndësishëm në botë për momentin, por për mua Ronaldo është më i miri dhe duhet ta fitojë pikërisht ai Topin e Artë. Mendoj se e meriton më shumë nga të gjithë këtë çmim”, ka thënë Falkao.
Sulmuesi kolumbian, pavarësisht se vetëm këtë verë u transferua tek Monako, përflitet se mund të kalojë tek Reali, pas pakënaqësive me drejtuesit e klubit francez.
Kjo, për faktin se pas taksave të reja të vendosura nga qeveria franceze, paga e Falkaos zvogëlohet me disa milionë euro.