Ronaldo: Neimar do hyjë në histori si një prej lojtarëve më të mirë brazilianë

25 Dhjetor 2013, 13:17Sport TEMA

Ish-ylli i Barcelonës dhe Real Madridit, Ronaldo, thotë se Neimar do të “hyjë në histori” si një prej lojtarëve më të mirë brazilianë.

Sulmuesi 21-vjeçar ka shkëlqyer për Barçën që kur u transferua nga Santos gjatë verës, pasi ndihmoi Brazilin të fitojë Kupën e Konfederatave.

“Është fakt se Neimar do të bëhet lojtar i madh. Ai do të shkruhet në histori si një prej lojtarëve më të mirë brazilianë në botë.

Neimar është në rrugën e duhur. Ai është lojtar karizmatik dhe është i fokusuar në atë çfarë duhet të bëjë për të arritur sukses”, ka thënë Ronaldo.

Blaugranët janë në mes të pushimit dimëror, por ata do të rikthehen në fushë pas Vitit të Ri me ndeshjen derbi ndaj të dytit në tabelë, Atletiko Madrid, me të cilin kanë pikë të barabarta.

12 komente në “Ronaldo: Neimar do hyjë në histori si një prej lojtarëve më të mirë brazilianë”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    NEYMARI ,per mua qysh se ndjek dhe kuptoj futboll eshte lojtari me i madhe VIZIONAR BRAZILIAN qe une kam pare ndonjehere.
    Ka gjetur kohen dhe vendin e duhur per te luajtur me BARCEN qe te marre me shume dhe te jap me pak .
    per mua transferimi i tij tek BARCA eshte bere qellimisht dhe ne UNISON nga federata Braziliane e Futbollit per ta pergatitur edhe me shume NEYMARIN si Liderin qe do ta marre SELSECAON per dore deri ne fitimin e KUPES se BOTES.
    Por ne te njejten kohe NEYMARIT i duhet qe te punoje me shume qe te EKSPERIENCOHET .

    1. Horri i i Bulevardit says:

      Lojtar i mire nuk diskutohet, por jam shume dakort me ty Totila, edhe mua me duket qe vete Brazili, ka qene shume i interesuar, ta dergoje, Neimar tek Barcelon, kjo per ti hequr atij nje veti, qe ne nje skuader serioze dhe fituese prish pune, individualitetin, qe ne shume raste Neimar kerkon ta shfaqe, por qe nen trysnine e yjeve te vete Barcelones, ai stepet dhe behet pjese e lojes.
      Ne qofte se e ke vene re, Neimar ndermer shume sulme me koken e tij dhe gati ne te gjitha deshton.
      Kjo eshte edhe arsyeja pse Real nuk fiton asnje kupe, se i eshte lene loja vetem neindividualitetin e Ronaldos.
      Totila, ke kapur nje pike, qe ne fakt nuk shifet ne shifet me sy, por nje mendim i thelle, qe deperton pertej te padukshmes, mund ta shohe.
      E kam patur kete mendim ne koken time, por frika qe disa te quajne te lojtur dhe shume here me fjale fyese, me ka penguar.
      Te pershendes.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Te falenderoj gjithashtu “HORRI “.
    Une vetem hodha nje refleksion ashtu ,pare nga kendveshtrimi im .
    Zakonisht une dua qe tek lojtari te bashkohet MAGJIA ( te cilen edhe pse me poshte se e MESSIT , une RONALDOS ja pelqej ) dhe Humanizmi .
    Deri tani ,NEYMARI pavaresisht se luan tek ekipi im i preferuar ,eshte ne rruge te mbare dhe ajo se cka ma ben me shume pershtypje duket Hokatar dhe Koke-ulur per te mesuar dhe kur shenon nuk feston si histerik (((((per mendimin tim feston si Histerik nje person qe eshte i vogel si Ronaldua dhe qe vuan nga kompleksi i Inferioritetit )),por normalisht ,por qe sic edhe e theksova NEYMARIT i duhet qe te “VJEDHE ” sa me shume sekrete te zanatit te cilat EFENDILERET e BARCES i kane me shumice dhe nuk pertojn eqe te ti japin falas .
    Sa per ate qe mua me shajne ,kjo nuk ben problem per mua “HORRI ” ,sepse ata qe shajne dhe merren si me MUA edhe me PERSONIN tend , ndonjehere e bejne nga ERRESIMI i aresyes ,sepse ngaterrojne OBJEKTIN (( lojtarin qe analizohet ) me SUBJEKTIN qe jemi ne Komentuesit .
    Eshte problemi i tyre ,te PERSHENDES si Ty por edhe redaksine e “TEMES ” qe cuditerisht po ma le hapur BLOGUN dhe po mi merre komentet ,megjithese un evuaj nga MANIA e te shgkruarit gjate sepse nuk kam KOHE!
    Jo per te ber re bere qejfin ty ( sido qe nuk jam tifoz i DEUTSCLANDIT),por Gjermanet i shikoj si favoritet nr 2 ose numer 3 ,por ne se nuk futin lojtaret EKSTRAKOMUNITARE ( pavaresisht vlerse se tyre )dhe i zevendesojne ata me GJERMANE -ARIANE ,vetem atehere e shoh NAZIONAL-MANSCHAFTIN te barabarte me BRAZILIN i cili detyrimisht qe do te favorizohet nga F.I.F.A per faktin se BRAZILIANET ,per mua
    a-Jane te zotet e shtepise
    b-Brazili ka probleme te brendeshme sociale dhe pavaresisht dallimeve dhe shtresezimeve shoqerore ,shikohet si nje Shtet me potenciale dhe Resuse ,qe natyrisht te ardhurat nga futbolli do te riapronin nje pjese te problemeve te brendeshme .
    c-Kam mendimin se gjithashtu F.I.F.A i ka nje borxh Brazilit per Boterorin qe BRAZILI i fali Frances ne 1998 ,mbas “SEMUNDJES ” se papritur 4 oreshe te RONALDO FENOMENIT ,pavaresisht 2 golave te Zidanes apo te Petit.
    d-Gjithashtu kam mendim qe finalja do te jete BRAZIL-GJERMANI sepse edhe ky brez lojtaresh Gjermane qe nga 2006 dhe deri me sot ( qe per mua nuk kane marre Trofe ,jo nga mungesa e eksperiences ,por nga KECAT qe kane patur trajnera si puna e KLINSMANIT dhe LOEWIT ) nuk mund te lihen pa trofe ,por qe JANE SHUME E SHUME ME POSHTE SE NAZIONAL-MANSCHAFTI i 1972-1974 ,ku ne ate bote ne KOSHEREN GJERMANE gumezhinin 6 BAVAREZE dhe pikerisht : MAIER ,BECKENBAUER ,SCHVANCENBECK, BREITNER,HEYNCKES dhe LEGJENDARI GERD’ MULLER ,por qe e MERITOJNE KUROREN e BOTERORIT .
    SPANJA eshte bere monotone dhe ja kane kuptuar taktikat ku sic edhe nje komentues e thote bukur qe ,Spanjes mjafton qe ti vesh perpara nje AUTOBUZ KRYQ ne mbrojtje dhe e telikos .
    ITALIA ,eshte ekipi me i dobet qe AZURRET kane patur ndonjehere ,pa lojtare ,pa Yje ,pa talente dhe ne fund me nje trajner per mua TE PA-AFTE .
    HOLLANDEZET ata jane te perherershmit sepse u mungon pikerisht ajo qe ITALO-GJERMANET e kane me shumeice si KARAKTERI por edhe SHPIRTI .
    HOLLANDA eshte e vetmja kombetare ,TE pakten ne KUPAT e BOTESqe ka dale 3 here ne finale dhe nuk ka marre asnje Trofe ,duke e patur vete fajin.
    ARGJENTINA ……ngelet e rrezikeshme sepse eshte kombetarja e pare ne historine te pakten e futbollit LATIN ne AMERIKE qe shartoi futbollin e saj me ata EUROPIAN ku jo me kot mori 2 Boterore .
    BRAZILI kete shartim e beri tani me SCOLARIN ( ky Pipino qe i ka prinderit nga VENEDIKU,VENECIA ne Veri te adriatikut )) i cili ka ndertuar nje ekip te Frikshem ,shume fizik dhe qe perdor Kundersulmin ne menyren me te tmerreshme ,pavaresisht se nuk i mungojne edhe elementet shume te fshehur te CATENACIOS ,por qe shume -shume here i perdor me sukses drejt suksesit .
    Ky do te ishte “HORRI ” nje refleksioni im tjeter ne kete blog .
    Pavaresisht perkatesise RELIGJIONE si times edhe tendes une te uroj ty :MERRU CHRISTMAS !

    1. Alby says:

      pershendetje Totila dhe Horri i Bulevardit!
      e pranoj arsyetimin tuaj por kam pershtypjen se jeni pak te kursyer me Neymarin.nuk e di cfare do ti rezervoje e ardhmja, pra ndoshta ai nuk do shkelqeje ose pikerisht e kunderta qe ai do te behet lojtari me i mire ne bote gje qe une e besoj, por e verteta eshte se ne kete ekip te Barces asnje lojtar nuk eshte integruar dot sic e beri Neymar.Ai e beri ne nje menyre te frikshme, dua te kujtoj se eshte lojtari i pare ne hitorine e la ligas qe beri 10 gola dhe 10 asista ne debut me shpejt.me gjithe respektin per gjigandet e tjere te futbollit kontemporan sic jane Messi dhe Cristiano, duhet thene e verteta qe ata ne moshen e tij nuk kishin te njejten peshe qe ka Neymar tani dhe ketu nuk flas vetem per lojen e tij ne klub por edhe per ate te selesao.mos harroni se ka afersisht 30 gola me kombetaren si askush tjeter ( flasim per selesaon ku eshte dhe lider i ekipit qysh 21 vjec :O ).shihni vetem kupen e konfederatve te kuptoni cdmth Neymar per Brazilin.Nuk e di nese ai te barca po e tepron me ndonje gje sepse shikoj qe mesi dhe xavi nuk e lejojne ate te godasi as goditjet e denimit qe jepen per lojtaret e kembes se djathte ku ai shkelqen.nuk dua ti heq asnje pike as Mesias e as Xavit por duhet te kuptojme se kemi para te vetmin lojtar qe mund te zevendesoje Mesin aktualisht….gjithsesi kjo ngelet per tu pare.Ju pershendes ?

  3. Best says:

    Totila
    Kete here nuk jam dakort me ty
    Nejmar eshte vertete lojtari me vizionar brazilian nder vite, kete e pranoj
    Por qe Brazili te fitoje Boterorin kete vit ka shume pengesa
    Une them se Boterori kete vit i shkon Argjentines pas shume perpjekjeve te deshtuara
    Sabella ka krijuar nje skuader nga e cila vjel rezultatin, duke vendosur Messin aty ku duhet
    Hidhi nje su “asave” argjentinas kete sezon
    Messi po luan shume pak per te mos shpenzuar dhe ardhur ne forme ne qershor
    Higuain po ashtu
    Tevezin e shikon vete
    Di Marian po ashtu besoj e ndjek
    dhe mbi te gjitha, ai qe do jete si nje Kempes apo Valdano ne boteror, Serxhio Aguero
    me nje maskerano kampanjaro zabaleta apo fernandez
    u ka gjetur lojtaret vendeve ne fushe besoj
    Messi mendoj se e meriton nje kurore te tille, o ne 2014 ose kurre
    Koha do e tregoje

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “Alby ” !
    Nuk dua qe te behem kontravers , te jap te drejte ne komentin tend sido qe mund te jesh tifoz Brazilian ,por m eduhet qe te respaktoj si ty qe mund te jesh dhe cdo lloj tifozi tjeter te X ekipi apo Y kombetare.
    Po ,une e kam shprehur qarte qe NEYMAR eshte lojtari me VIZIONAR qe une kam pare ndonjehere ,te pakten nga BRAZILIANET duke filluar qe me PELEN ( qe qysh atehere kurre nuk e kam pelqyer ,megjithese kam pare ne fund te karrieres ne kombetare dhe me vone iku tek KOZMOSI kur te tjeret zgjidhnin ekipet Spanjolle dhe Italiane qe ishin me te fortat e kohes))) ,por edhe per te tjeret qe erdhen me mbas sepse PELE vdiq ,qe diten qe lindi CRUIFI.
    Per moshen qe ka eshte me mire se MESSI ne ate moshe ,thashe si VIZIONAR ,kurse po ta krahasosh me MAGJIKUN MESSI kur ai ishte 21-22 sa edhe NEYMARI eshte sot ,i duhet edhe shume pune per te arritur MESSIN.
    Nuk i ka ardhur akoma radha NEYMARIT qe te jete lider edhe pse ai eshte me lart se XAVI dhe INIESTA sot ne kete pozicion .
    Persa u perket FAULLEVE apo PENALLTIVE ,po te ishja une do te beja nje shperndarje te rregullt ,por sic po e shikon MESSI luften e tij e ka me RONALDEN e cila i ka shpallur e para lufte sisdo qe RONALDA eshte gjendur ne KOHEN dhe VENDIN e GABUAR .
    E kam theksuar qe perkunder te gjithe kritikeve te mi dhe qe duan RONALDEN ((une i respektoj deri kur nuk fillojne qe te merren me mua si SUBJEKT ) ,ajo Ronalda po harxhon energji nga e ARDHMJA e vet dhe se RONALDA po lufton kunder aftesive te tija si FIZIKE dhe INTELEKTIT ( pavaresisht qe koeficientet e inteligjences ne krahasim me MESSIN i ka disa here me te ulet ), as qe behet fjale qe te kishte as 5 % te kapacitetit te NEYMARIT .
    Po ,NEYMARI do tejete lojtari m ei mire n ebote pas 2-3 vjetesh dhe nuk shikoj ndonje lojtar tjeter qe ta konkuroje ,kuptohet duke perjashtuar MESSIN .

    1. Alby says:

      Totila – une nuk e mohoj qe jam tifoz i Brazilit por mbi te gjitha jam tifoz i ketij fenomeni (futbollit ) dhe ndaj dua qe te te kuptohem drejte se kur flas perpiqem ta bej i bazuar ne fakte konkrete dhe me pak emocionalisht.Jam tifoz i edhe i Barces dhe detyrimisht dhe i Mesit,por nje gje nuk me ka bindur tek ai.nuk kam cte them per lojen e tij te barca sepse e ka terhequr ekipin nga pas dhe ka ditur te jete lider por kjo gje nuk ka ndodhur te Argjentina dhe kjo gje me ka bere te dyshoj sepse lojtaret e medhenj sic jane Pele, Maradona,Crujf e gjithe legjendat e tjera te cilet ti i njeh sh mire, kane ditur ta bejne kete edhe me kombetaret e tyre ku presioni ishte me i madh.Kjo nuk do te thote se ai nuk ka shanse me per ta bere kete sepse ai ehste akoma sh i ri per te folur sikur i mbaroi karriera, por fakt eshte qe Mesi i Barces > Mesi i Argjentines .Sa per o Rei qe shkoi te luante te Kozmos mos harro se kishte 3 tituj kampion bote keshtu qe nuk mund ti cenohet kariera se shkoi ne amerike dhe jo ne europe,nuk kishte cte tregonte me.Crujf ishte i madh por krahasimi me duket si ai i ketij viti kur disa mendojne se ribery eshte me mire se mesi…. ? Ndersa per Neymarin, nese ai do te tregohej pak me teper europian sic jane argjentinasit dhe uruguajanet dhe me pak brazilian jashte fushes se lojes jam i sigurt se potencialin e tij nuk e ka askush dhe do te ishim spektatore te nje futbolli per te cilin do te flitej sh ne te ardhmen.Gjithe te mirat ,Always a pleasure !

  5. Tulipani says:

    Neimar eshte Talent,21 vjec me te ardhme,por edhe ai (duhet) ta kuptoje qe ne ekipin e ri ka rregulla ka edhe rradhe (humor).Eshte Xavi e Mesi dhe besoj te gjithe ju e keni pare kur ka ence keta te 2 flasin me njeri tjetrin kush do e gjuaje .Edhe Xavi e Injesta qe sot jane lojtaret kuc nuk dilnin para Koku e DE BOR,Ronaldinjo e DEKO ne ato kohe.Nje gje qe shof une me braziljanet ne europe eshte se marrin fund shpejt pa arritur te 30vjec( Roni,Romario,ronaldinjo,kaka,robinjo….).Le te presim.

  6. Brusko says:

    Jo se nuk jam dakort me Totilen dhe Horrin , po me shume jam dakort me Albin.
    E kam thene dhe here tjeter se e kam ndjekur Neymar qe ne Brazil me Santos.Me sa kam pare megjithese ishte njeshi te Santos ,ai prap ishte shume i thjeshte,me prerjet qe i benin ne markim asnjehere nuk e pash qe te nervozohet me kundershtarin.
    Vetem ka nje difekt se kur nuk eshte ne forme eshte lojtari me i dobet ne ekip,me te gjitha cilesite qe ka nuk harine te drejtoje ekipin.
    Megjithese Mesi eshte i demtuar dhe loja i eshte besuar atij dhe kete e tregon ne loje,po edhe Mesi te jet ne ekip prap do shkelqeje ne se mesfushoret do ti japin topin atehere kur e kerkon se preferon topat e gjata dhe te luaj ne krahun e majte.
    Per mua eshte lojtari me inteligjenti ne fushe ,per sa kohe e shohe ,ofsait ka dale vetem nje here me Realin qe ja dhane topin me shume vones.
    Eshte lojtar qe mund te luaj ne shume pozicione ,po preferencen e ka ne krahun e majte.
    Besoje se Ronaldo ke te drejte

  7. Brusko says:

    Kush do te shohe ne internet dy kanale qe japin kampionatin Spanjoll dhe ekipe te tjera .
    http://www.direspoertt.com
    Dhe pastaj te klikoje te
    Link # 31 LiveRadar.TV Watch Live Sports

    Ne keto momente jep Manchencer United-Hull Citi

  8. arben says:

    ronaldo eshte lojtari me i mire ne bot per kete vit por si duket ne tjetrin vjet jo per shkak per humbjen e topit ne disa pozita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje