Adnan Januzaj si Ronaldo

25 Dhjetor 2013, 12:43Sport TEMA

Adnan Januzaj është duke ecur drejt hapave të Kristiano Ronaldos për të shkëlqyer te Mançester Junaited, shkruan sot gazeta britanike Daily Mail. Ashtu si Ronaldo, Januzaj u përfshi në ekipin e parë në moshën 18-vjeçare, pas performancave të mira. Njësoj si superylli portugez,  talenti shqiptar është bërë një lojtar i adhuruar nga fansat në “Old Traford”.

Gazeta ka krahasuar ditët e para të Ronaldos dhe Januzajt te Junaited dhe shkruan se nëse vazhdon me këtë formë të mirë, kosovari mund të shijojë sukseset më të mëdha te Junaited.

Në fillim të karrierës së tij te Junaited, Ronaldo simulonte dhe Sër Aleks Ferguson e kishte kritikuar për këtë. E njëjta gjë po ndodh me Adnan Januzajn, i cili në fitoren 3-1 kundër Uest Hemit u ndëshkua me karton të verdhë për simulim.

Ferguson edhe pse ishte në dijeni se fajin e kishte Ronaldo për simulimet, duke qenë se kishte frikë nga ndonjë dëmtim, doli në mbrojtje portugezit, siç po bën tani Devid Mojes me Adnanin, që ka marrë dy kartonë të verdhë për simulim. Por, statistikat tregojnë se kosovari është lojtari ndaj të cilit shkaktohen më shumë ndërhyrje të gabuara në Premier League.

“Mund të them vetëm atë që shoh”, ka thënë Mojes. “Në ndeshjet e mëparshme ndaj tij janë bërë ndërhyrje në çdo cep të fushës dhe gjyqtarët ishin të lumtur që lejonin gjëra të tilla. Ata as që e kanë marrë mundin të bëjnë diçka rreth kësaj.

Djaloshi gaboi të shtunën dhe kemi biseduar me të pasi përfundoi ndeshja. Por, të gjithë ne bëjmë një apo dy gabime dhe djali do të mësojë me kalimin e kohës”, ka pohuar ai. “Por, kur ndaj jush bëhen ndërhyrje të shumta dhe keni frikë se do të dëmtoheni, atëherë ju kërceni që t`i shmangeni ndërhyrjes. Këtë po përpiqem ta them vazhdimisht. Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë këtë dhe të marrin masa”, tha Mojes.

Një dekadë më parë, Fergusoni kishte thënë gjëra të ngjashme për Ronaldon, por Mojes duke mos dashur të krahasojë drejtpërdrejtë Januzajn me portugezin, foli vetëm për sukseset që mund të arrijë kosovari te Junaited.

“Disa njerëz duhet ta kuptojnë se ai është një talent”, theksoi Mojes. “Në këtë kohë lojtarët janë duke bërë ndërhyrje të ashpra ndaj tij. Ata ndërhynin edhe ndaj Ronaldos, por shikoni se çfarë ka arritur ai tani.

Edhe Adnani do të bëhet një lojtar i madh. Por, për momentin detyra jonë është që t`i sigurojmë kohë që të luajë më shumë”, tha Mojes.

 

 

6 komente në “Adnan Januzaj si Ronaldo”

  1. vlora.aj says:

    E kujt ju prish puna.

  2. Ai te behet si demollari eshte me I miri
    Shume po ja beni qefin, gola bejme te gjithe
    Boll me imagjinata

    1. Kalemi says:

      Bubi kacurrel. E vertet gole bejn te gjithe madje edhe te qmenurit ne psikiatri kur luajn futboole bejn ndonje gole .

      Por ky esht Adnan Januzaj i Mancester junaited nje nga yjet me te medheje te palnetit toke kjo esht diferenca.

  3. Vladimir says:

    Vlora.aj
    A nuk mundesh te shkruahs vetem me “aj” e ta lesh Vloren menjane. Vlores dhe vlonjateve si gjithe shqiptareve ju behet zemra mal per kete djale te talentuar qe me shume pune e mund arrin te nderoje veten familjen, Kosoven dhe krejt Shqiperine e shqiptaret kudo qe jane. Bravo Januzaj, vazhdo keshtu me kembe ne toke, degjoje baben tend si deri tani. Ne krenohemi me ty.

  4. Taulant/Tirane says:

    Tamam ashtu eshte Vladimir

  5. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po ,ne ato pak sekenca qe e kam pare tregon se ka klas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje