Ture: Barcelona trembet nga Siti

25 Dhjetor 2013, 13:23Sport TEMA

Mesfushori i Mançester Sitit, Jaja Ture, thotë se Barcelona ia ka frikën klubit anglez.

Katalunasit do të ndeshen me Sitin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve dhe ish-futbollisti blaugran beson skuadra e tij e dikurshme i frikësohet eliminimit nga ekipi i tij aktual.

“Për të shkruar historinë, nganjëherë duhet kohë. Unë jam me fat që gjendem në vendin e duhur, sepse klubi ka sjellë lojtarë fantastikë.

Për të qenë i sinqertë, gjithçka është në vendin e duhur dhe jam i sigurt se pas dy vitesh, Siti do të bëhet klubi më i madh në botë.

Ata (Barcelona) kanë frikë nga ne. Ata kanë frikë për mënyrën se si luajmë në Premier Ligë, sidomos në shtëpi.

Ne zhvillojmë një futboll fantastik dhe shënojmë gola, është një sulm total. Megjithatë, do të jetë përballje e vështirë dhe ne e dimë se për të fituar duhet të jemi në maksimumin e formës sonë”, ka deklaruar 30-vjeçari për Sky Sports.

11 komente në “Ture: Barcelona trembet nga Siti”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po edhe une e shikoj si ndeshje delikate ,por pavaresisht se ne Keto ndeshje me eleminime vendos ndonjehere edhe FATI une them se ballanca do te anoje shume -shume pak per BARCEN por ne raportin 51 % vs 49 %.

    1. Argita_B says:

      51,347% me 48,653% mendoj….

  2. Tironci Lugano says:

    Totila
    Eshte hera e pare qe shoh nje mendim jo prej tifozi provincial.Sjam i sigurte por me duket si nderrim stafete kjo ndeshje…

  3. XyZ says:

    Presioni eshte perseri te barca se city ska se cte humbase edhe po u rreath do thone na rrafi barca, kurse per barcen do ishte deshtim te eliminohej nga nje ekip deri dje anonim qe se kishte kaluar asnjeher grupin e champions

    1. Tironci Lugano says:

      XyZ
      Gabohesh ketu.Siti ka nje presion te jashtzakonshem se jane hedhur jo pak para.Nje nga arsyet pse u nderrua trajneri tek Siti ishte deshtimi ne arenen nderkomtare.

  4. Horri i i Bulevardit says:

    M. Siti eshte ekip, qe ka vrrull, por me yrryshin e pare, bie me kembe ne toke dhe ne qofte se yrryshi barcelonas vazhdon dhe 15 min, qe finalizohet me golin edyte, Siti del nga vetja dhe mund ta cosh, qysh ne ndeshjen e pare jashte Campions.

  5. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “HORRI ” ,nuk desha qe te shkoja kaq larg sa ti ,qe matyrisht ke te drejte ,por ti e di me mire se une se ne ndeshjet me eleminim ,NDONJEHRE nuk para pi pune eksperienca ,por e theksoj ,NDONJEHERE.
    “TIRONCI LUGANO ” !
    Per mua pak rendesi ka se si me etiketon ti PROVINCIAL apo MAGJISTRAL ,por rendesi ka qe un ekur shkruaj ,kurre nuk nisem nga KONTEKSTI QE te arrij ne perfundime ,por nisem nga PERFUNDIMI qe te arrij sa here te me doje menderja tek KONTEKSTI yt.
    Kam shume respekt per Ing. MANUEL PELEGRININ qe eshte aq i qete ne dukje ,por …..zjarr nga BRENDA .
    PELEGRINI ,qendron ku e ku me lart se TATA ,por ky i fundit i “PRET DRUTE ” ,me nje te ren ese SOPATES dhe eshte me praktik .
    Por ndeshja eshte e hapur dhe nuk do te ishte ndonje cudi qe edhe BARCA te eleminohej sikur JUVJA nga GALLATASARAJ qe me sa duket kete TUR e ka si shetitje ,sepse i ka thene CIAO CH.Leagues qysh ne short .

    1. Tironci Lugano says:

      Totila
      Cfare dueht ti thuash nje personi qe ne nje diskutim sportic perdore fjalen mendere??’Intelektual jo qe jo…

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Tironci ,nuk e thashe ate fjale ne menyre harbute dhe per te te ofenduar ty , por e shkrova si zhargon te rastit .

  7. Tulipani says:

    Kjo e KOLOS eshte nje interviste dhe aq.M Siti eshte ekip ne ngritje fale lekeve qe po shpenzohen dhe ka nevoje per keto tipa (lider)ti japin zemer ekipit ,por mos harrojme qe Barca vazhdon te jete me emer(mendoj qe cikli ju mbyll) dhe eshte plus.M Pelegrini eshte trainer i mire ,i pa fat me Realin,por heret per te folur te MSiti ku ka 5-6muaj.Siti ka disa pika te dobte si portierin e ……dhe nuk ka shume EKSPERIENCE qe eshte kryesorja me eleminimet direkt.

  8. Tironci Lugano says:

    Kena fillu me perdor kanar farmacie tani me %.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje